• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Bisedime me talebanët mes krizës së urisë në Afganistan
Home
Nderkombetare

SHBA/ Bisedime me talebanët mes krizës së urisë në Afganistan

24 November, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, Thomas West, do të shkojë në Doha të Katarit, javën e ardhshme për takime me udhëheqësit talebanë, tha Departamenti i Shtetit.

Zoti West i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për krizën humanitare në Afganistan.

Gjendja është shumë e rëndë në shumë pjesë të Afganistani, ku Pogrami Botëror i Ushqimit, një organizatë ndihmash e OKB-së, thotë se pothuajse 24 milionë njerëz, ose 60% e popullsisë, vuajnë nga uria akute.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se Përfaqësuesi Special, Tom West do të diskutojë çështje me interes jetik kombëtar për Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë çështjet e kundërterrorizmit dhe ndihmat humanitare, në takimet me udhëheqësit talebanë në Doha të Katarit.

Në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës të martën, zoti West tha se përkeqësimi i krizës humanitare në Afganistan ka të bëjë shumë me bllokimin e ndihmës ndërkombëtare. Ekonomia afgane varej nga kjo ndihmë në një masë të madhe gjatë 20 viteve të fundit.

“Rreth 75% e shpenzimeve publike të ish-qeverisë afgane ishin të financuara nga donatorët e huaj; rreth 40% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit financohej nga donatorët e huaj. Gjatë bisedimeve me talebanët në vitet e fundit, ku morën pjesë edhe aleatët dhe partnerët tanë, ne ua bëmë të qartë atyre se nëse ata zgjidhnin rrugën ushtarake për marrjen e pushtetit, ndihmat do të ndaleshin dhe kjo është ajo që ka ndodhur”, tha i përfaqësuesi special amerikan për Afganistanin.

Javën e kaluar, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të talebanëve i bëri thirrje Kongresit amerikan që të zhbllokojë pasuritë afgane të bllokuara pas rënies së Afganistanit në duart e talebanëve. Ai tha se mjerimi ekonomik në vend mund të nxisë një eksod masiv dhe mund të shkaktojë probleme refugjatësh për vendet e tjera. Diplomati West tha se nuk është aq e thjeshtë, siç mund mendojnë talebanët, për të marrë përsëri ndihmat që tashmë janë të bllokuara në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

“Ka arsye ligjore shumë të komplikuara, si dhe arsye gjyqësore, për mos lëvizjen e atyre parave nga banka të veçanta në vende të tjera”, tha ai.

Ka patur përparim të kufizuar në disa rajone të Afganistanit drejt plotësimit të kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe komunitetit ndërkombëtar nga talebanët për respektimin e të drejtave të njeriut dhe atyre të grave. Shkollat për vajzat nga klasa 7 deri në të 12 janë rihapur në qytetin e tretë më të madh të Afganistanit, Herat, shkruan VOA.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një aksioni fantastik nga "Zikaltërit", Dzeko ndëshkon Shakhtar (VIDEO)
Previous article ATLETICO MADRID-MILAN/ Pioli i beson treshes së sulmit Saelemaekers-Diaz-Giroud (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë Botë

PARALAJMËRIMI I FORTË i kryeministrit polak: Moska po përgatitet “shumë seriozisht” për një fazë të re të luftës, 7-8 muajt e ardhshëm vendimtarë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë Botë

PRAPASKENAT/ SHBA informon presidentin ukrainas për vizitën sekrete të drejtorit të CIA-s në Moskë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane Botë

SHBA GODET RRJETIN KINEZ: Vunë në shënjestër NASA-n, Senatin dhe institucione të tjera amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT