• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Biden, urdhra ekzekutivë për kujdesin shëndetësor
Home
Nderkombetare

SHBA/ Biden, urdhra ekzekutivë për kujdesin shëndetësor

28 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti Joe Biden pritet të nënshkruajë të enjten disa urdhra ekzekutivë mbi kujdesin shëndetësor të cilat synojnë të ndihmojnë ata që kanë humbur sigurimin shëndetësor gjatë pandemisë.

Gjatë kësaj periudhe shumë amerikanë kanë humbur vendet e punës e për pasojë edhe siguracionin shëndetësor.

“Ndërsa vazhdojmë të luftojmë ndaj COVID-19-s, është tejet kritike që amerikanët të kenë qasje tek kujdesi i përballueshëm shëndetësor”, thuhej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Në Shtetet e Bashkuara prej fillimit të pandemisë më shumë se 429,000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19.

Të mërkurën drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky u tha gazetarëve se sipas parashikimeve deri më 20 shkurt numri i të vdekurve mund të arrijë nga 479,000 në 514,000 raste.

Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shëndetësisë po përpiqen të rrisin numrin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që merren me kryerjen e vaksinave. Qeveria pritet të autorizojë në këtë funksion mjekë dhe infermierë që kanë dalë në pension.

Zyrtarët e shëndetësisë kërkojnë nga Kongresi që të miratojë projekligjin e administratës Biden I cili synon rritjen e kapaciteteve për vaksinat dhe testet. Zyrtarët thonë se administrata po punon për të përmbushur qëllimin e Presidentit Biden për kryerjen e të paktën 100 milionë vaksinimeve në 100 ditët e para të tij në detyrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHET PRAPASKENA/ Askush nuk beson tek Vinicius Junior, senatorët probleme me të riun e Real Madrid
Previous article YLLI ARGJENTINAS NUK KA NDËRMEND TË LARGOHET/ "Demi" Lautaro rinovon me Inter, ja detajet e kontratës...

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë Botë

ZGJEDHJET PARLAMENTARE NË LETONI/ Votimi zhvillohet nën hijen e Rusisë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm Botë

PËRMBYTJE TË RËNDA NË SPANJË/ 102-vjeçarja humb jetën, rreth 90 persona i shpëtojnë ujërave të rrëmbyeshëm

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë Botë

ZGJEDHJET E TETORIT NË IZRAEL/ Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT