• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA/ Biden emëron diplomatë veteranë në poste të larta në DASH
Home
Nderkombetare

SHBA/ Biden emëron diplomatë veteranë në poste të larta në DASH

17 January, 2021 F.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i zgjedhur Joe Biden emëroi të shtunën veteranen e politikës së jashtme amerikane Wendy Sherman, negociatorja kryesore e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Iranin, për postin e Zëvendës Sekretares së Shtetit.

Zoti Biden emëroi gjithashtu zonjën Victoria Nuland, e cila ka shërbyer si diplomate e lartë amerikane për Evropën, ambasadore në NATO dhe zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, si Nënsekretare e Shtetit për çështjet politike.

Zonja Sherman, ka qenë këshilltare e Departamentit të Shtetit nga viti 1997 deri në vitin 2001, kur ajo ka qenë gjithashtu koordinatore e politikave për Korenë e Veriut. Nga 1993 në 1996 ajo ka qenë ndihmës sekretare e Shtetit për çështjet legjislative.

Zonja Sherman aktualisht është profesore në Shkollën John F. Kennedy për Qeverisjen të Universitetit Harvard dhe këshilltare e lartë në Grupin Albright Stonebridge, një firmë e strategjisë dhe diplomacisë komerciale.

Zonja Nuland, ish-ndihmës sekretare e Shtetit për çështjet evropiane, ka qenë zëvendës këshilltare për sigurinë kombëtare e Nënpresidentit Dick Cheney nga viti 2003 deri në vitin 2005 dhe shefe stafi e zëvendës sekretarit të Shtetit nga viti 1993 në 1996.

Zoti Biden gjithashtu emëroi një nga këshilltarët e tij të vjetër të politikës së jashtme, Brian McKeon, si Zëvendës Sekretar i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet.

Ai emëroi gjithashtu Bonnie Jenkins në postin e zv/sekretarit për Kontrollin e Armëve dhe Çështjet Ndërkombëtare të Sigurisë. Gjithashtu Uzra Zeya u emërua të jetë zv/sekretare për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut.

Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë do të mbajë një seancë konfirmimi të martën për Antony Blinken, i emëruar nga zoti Biden për të shërbyer si Sekretar i Shtetit. Nëse konfirmohen, të emëruarit e shpallur të shtunën do të shërbejnë nën drejtimin e zotit Blinken.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TË HËNËN SEANCA E PARË/ Sfidat dhe vendimmarrjet e rëndësishme të Kuvendit në këtë sesion parlamentar
Previous article SHKOLLAT NË PANDEMI/ Detaje: Si do të zhvillohet procesi mësimor?

F.autor

Postime të ngjashme

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte Botë

IRANI PARALAJMËRON BULLGARINË: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh… Botë

GRUPI HOUTHI KËRCËNOI ME BLLOKADË NË DETIN E KUQ/ Paralajmëron Trump: Nëse ndodh…

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç Botë

FRANCA NDJEK SHEMBULLIN E AUSTRALISË/ Parlamenti voton sot ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT