Ambasadori Donald Lu ka dhënë deklaratë për mediat gjatë një vizite në Zall Herr.Në fjalën e tij Lu ka vlerësuar lart figurën e ushtarëve dhe marinarëve shqiptarë duke thënë se janë heronj të vërtetë.
Ambasadori ka siguruar se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një rritje të buxhetit për të ndihmuar Forcat e Arrmatosura të Shqipërisë. SHBA gjithashtu i dhuroi Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA, automjete të blinduara dhe transporti.
Ambasadori e ka quajtur kohe te shkelqyer per te qene ushtar ose marinar ne Shqiperi dhe ka njoftuar se “Vizita e ministres Xhaçka ne Pentagon ne janar, do zgjeroje marredheniet ushtarake dhe do rrise mbeshtetjen tone per per FA. Ministrja Xhaçka po investon ne te ardhmen dhe mbeshtesim keto investime”- tha ai.
Nga ana e saj, ministrja Xhaçka ka falenderuar “aleatin dhe mikun tonë strategjik SHBA për mbështetjen e përhershme”.
Ajo ka nenvizuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona. “Marrëdhëniet tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes të shkëlqyera”- tha ajo, duke shtuar se “Investojmë në të ardhmen e FA me ndihmën e vyer të SHBA-ve”.
/AlpeNews.al/


