Deri më tani raportohen 100 viktima pas tornadove shkatërrimtare që kanë përfshirë Kentucky në SHBA.
Mediat e huaja bëjnë me dije se mes jetëve të humbura nga kjo stuhi ka ndodhur dhe mrekulli ku 2 fëmijë të cilët ishin brenda një vaske ja kanë dalë të shpëtojnë.
Njoftojet se dy fëmijët e zhdukur janë gjetur në vaskën që tornadoja e shkuli nga tualeti, duke e hedhur në një vend krejt tjetër larg banesës.
Për çudi, fëmijët kishin shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz, e pas ekzaminimit mjekësor i janë rikthyer nënës dhe babait të tyre.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Hopkins County në Kentucky, ku erërat e forta lëvizën edhe trenin me 27 vagonë, duke e nxjerrë nga binarët. Si pasojë treni përfundoi mbi shtëpi.
Deri më tani pamjet nga terreni shfaqin makina të dëmtuara, shtëpi të shkatërruara. Të gjitha lokalet në zonë janë organizuar për të ndihmuar ekipet e shpëtimit në kërkim të mbijetuarve të mundshëm./


