Një zyrtar i policisë është arrestuar me urdhër të SPAK nga AMP ndërsa akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.
Bëhet fjalë për Gazmir Precin, shefin e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Durrësit.
Arrestimi i tij u bë i mundur, pas hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke aplikuar metoda speciale, si rezultat i të cilave u siguruan prova dhe fakte që ky punonjës policie, duke shfrytëzuar funksionin organik, i ka kërkuar 20 mijë euro dhe marrë shumën prej 10 mijë euro në fazën e parë, nëpërmjet shantazhit për bllokimin e aktivitetit në biznes një shtetasi, posedues i një lokali në qytetin e Durrësit.


