• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHANTAZHE ME VIDEO INTIME/ Detaje mbi vrasjen e palestinezes në Tiranë: Nëna e saj kishte bërë kallëzim…
Home
Aktualitet
Kronikë

SHANTAZHE ME VIDEO INTIME/ Detaje mbi vrasjen e palestinezes në Tiranë: Nëna e saj kishte bërë kallëzim…

7 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Detaje të reja dalin në dritë nga hetimet për zbardhjen e vrasjes së palestinezes Rayyan Alwan, e cila u vra nga i ati, Fadi Alwan, në Tiranë.

Sipas asaj që bën të ditur gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, autoritetet gjermane, në kthim-përgjigjen për autoritetet shqiptare bëjnë me dije se shkaku që dyshohet se mund të fshihet pas vrasjes së 24-vjeçares, është për çështje nderi, pasi dyshohet se familja ishte në presion për ekzistencën e një video ku vajza e tyre shfaqej nudo.

Në datën 26 Shkurt, 1 ditë para se vajza e saj 24-vjeçare të gjendej e pajetë në një shtëpi me qira në Tiranë, nëna e saj ka bërë një kallëzim penal për zhvatje në Gjermani për këtë video. Sipas nënës së Rayyan, prej Dhjetorit 2024, ajo i kishte dhënë disa herë vajzës para për të paguar kërcënuesit që u kishte rënë në dorë video dhe vajza, pa praninë e së ëmës, i ka dërguar paratë përmes kompanive të transfertave, për të plotësuar kërkesat e shantazhuesit.
Megjithatë, në kallëzim, nëna e Rayyan nuk përjashton mundësinë që pas shantazhuesit të qëndronte vetë vajza e saj. Sipas saj, Rayyan kishte fluturuar në Shqipëri së bashku me të atin Fadi Alwan, i cili nuk jeton me nënën e saj, më 19 Shkurt 2025. Aty dyshohet se vajza i tregoi babait videon dhe nëna pretendoi se kishte lindur një mosmarrëveshje mes babait dhe vajzës, vetëm një mosmarrëveshje verbale.

Në një tjetër kallëzim që ka bërë Rayyan Alwan më 3 Janar 2024, ka pretenduar në atë kohë, se familja e saj, nëna, babai dhe dy vëllezërit, e kërcënonin me vdekje prej disa kohësh për shkak të dëshirës së saj për një jetë të lirë dhe perëndimore. Ajo gjithashtu në denoncim në atë kohë, u tha autoriteteve gjermane se ishte e divorcuar prej tre vitesh, se ish-bashkëshorti dhe fëmijët së bashku supozohet të jetojnë në Liban. Ankesa të mëtejshme për kërcënim nga familjarët nuk janë bërë në vazhdim në Berlin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ 19-VJEÇARJA/ Arrestohet në Berat. Shfrytëzonte për prostitucion të miturën dhe motrën e saj
Previous article ALARMOHEN FAMILARËT/ Zhduket 7-vjeçari në Elbasan! Doli nga shkolla dhe nuk shkoi në shtëpi, kërkojnë ndihmë për ta gjetur

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT