• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Shanset e Skënderbeut për të fituar betejën në UEFA
Home
Futboll

Shanset e Skënderbeut për të fituar betejën në UEFA

8 March, 2018 Q.Autor Futboll, Sport

Skënderbeut i duhet një mbrojtje e fortë për të rrëzuar akuzat në raportin prej 93 faqesh të dy inspektorëve të UEFA-s, të cilët kërkojnë një dënim ekzemplar prej 10 vitesh, si dhe një gjobë prej 1 milion eurosh. Jo më kot, presidenti Ardjan Takaj ka kontraktuar një studio ligjore, që është më e famshmja në Zvicër, aty ku ka selinë vetë UEFA.

Por, cilat janë disa nga avantazhet e klubit korçar për një mbrojtje nga ku mund të minimizojë dënimin e mundshëm? Hapi i parë është që Skënderbeu duhet të hedhë poshtë sistemin “BFDS”, i cili ka monitoruar lëvizjet e basteve të ndeshjeve të korçarëve.

Vërtet, ndeshjet mund të jenë të dyshimta si pasojë e fluksit të basteve, por kjo nuk faktohet në raport se janë organizuar nga klubi i Skënderbeut. Përderisa nuk ka përgjime, të penduar apo prova që implikojnë direkt drejtuesit apo lojtarët e ekipit korçar në manipulime, por merren të mirëqena vetëm lëvizjet e koeficientëve në baste, ky mund të quhet një bonus për klubin. Studioja ligjore zvicerane pritet t’i mëshojë fort këtij fakti, duke hedhur poshtë sistemin “BFDS”, që monitoron luhatjet e basteve dhe ka një kontratë prej 60 milionë eurosh me UEFA-n.

Një tjetër shans për shpëtimin e korçarëve është të marrin modelin italian, duke ia faturuar 2-3 lojtarëve këtë situatë, për të cilët mund të ketë pasur indice të forta se janë të përfshirë në trukime.

Shansi i fundit do të jetë KAS-i i Lozanës, ku Skënderbeu mund të shpresojë për ndonjë shkelje që UEFA mund të ketë bërë në procedurë gjatë marrjes së vendimit për dënimin e klubit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Padia ndaj Arta Markut/ Gjykata: Lirimi i mikeshës së Llallës, Rovena Gashi nga detyra, VENDIM I LIGJSHËM
Previous article Ndëshkim i pazakontë në Angli/ Arbitri i kërkon emrin, lojtari ia thotë, por merr karton të kuq

Q.Autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania” Futboll

SHQIPËRI-IZRAEL/ Nis miqësorja në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit Futboll

FORMACIONET ZYRTARE/ Maran befason me 11-shen e tij të parë në krye të kuqezinjve, ja si rreshtohet Kombëtarja përballë Izraelit

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00 Aktualitet

MIQËSORJA SHQIPËRI-IZRAEL/ Policia publikon planin e masave! Bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugët pranë ‘Air Albania’, ndalimi nis prej orës 16:00

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT