• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SFIDAT E SPAK NË 2023/ Avokati: Steka duhet të shkojë te Berisha e Meta, familjet e tyre kanë bërë korrupsion të lartë
Home
Politikë

SFIDAT E SPAK NË 2023/ Avokati: Steka duhet të shkojë te Berisha e Meta, familjet e tyre kanë bërë korrupsion të lartë

6 January, 2023 s.autor Politikë

Avokati Idajet Beqiri thotë se këtë vit SPAK duhet të synojë dosjet e Sali Berishës dhe Ilir Metës, të cilët sipas tij kanë kryer korrupsion të lartë. Në një intervistë për ‘Shtypi i ditës dhe ju’ me gazetarin Andi Kapxhiu u shpreh se Prokuroria e Posaçme i ka dhënë faktet se ka ecur përpara me arrestimet e figurave të larta, por ende ka disa dosje të mëdha të pambyllura.

“Steka e SPAK nuk po arrin dot në korrupsionin e lartë, në krimet me pasoja që kanë vrarë këtë popull. Steka e SPAK duhet të shkojë te Berisha dhe dosjet e tyre. Dosja e Gërdecit s’është mbyllur. Kemi dosjen e CEZ-DIA. Ka bërë korrupsion të lartë familja e Berishës dhe Metës”, tha Beqiri.

Megjithatë avokati thotë se ende nuk janë të gjithë të barabartë para ligjit pasi janë infektuar sistemet e drejtësisë. Sipas tij, sistemi është kalbësuar dhe duhen indikatorë të fuqishëm të jashtëm që të sjellin ndryshimin.

“Ende nuk kanë filluar që të jenë të gjithë të barabatë para ligjit se infeksioni është i rëndë. Janë infektuar të gjitha institucionet e drejtësisë. Me të vërtetë po bëhet reforma në drejtësi por edhe këta që kanë mbetur kanë përjetuar 32 vite sistem të kalbësuar. Për rrjedhojë, i është mësuar syri, veshi e mendja, kanë krijuar stereotip të gabuar. Duhen disa indikatorë të fuqishëm të jashtëm dhe shpikja nga më dobiprurëset ishte krijimi i SPAK, BKH dhe GJKKO. Këto kanë 3 vite që funksionojnë”, tha Beqiri.

Beqiri përmend edhe disa prej arritjeve më të mëdha të SPAK si arrestimi i Adriatik Llallës, Saimir Tahirit dhe Lefter Kokës. Avokati shprehet se ka ende shumë punë për të bërë duke theksuar se mbështetja amerikane nuk duhet të mungojë.

“Ka arritje, s’mund të shohim vetëm të zezën se në këtë vend nuk ndëshkohej askush me pozitë shtetërore. Nuk bëhej fjalë që të shkonte njeri në burg se politika e mbrapshtë i kishte zënë frymën sistemin gjyqësor. Qytetarët panë dritë në fund të tunelit kur u arrestua një ish prokuror, ish ministër e ish kryetar bashkie. Po këto nuk mjaftojnë. Megjithatë, fillimi nuk është i keq. Dielli jam i bindur që do të vijojë dhe më tej e të mos ketë asnjë aludim që e sheh si të keqe mbështetjen amerikane”, tha Beqiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TEMPERATURË DHE ETHE..."/ Mjeku Ilir Alimehmeti flet për situatën e gripit dhe Covid në Shqipëri, ja apeli që ai bën
Previous article INCIDENTI TRAGJIK NË LEZHË/ Ky është 53-vjeçari që ndërroi jetë duke fryrë gomën e kamionit

s.autor

Postime të ngjashme

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re Breaking News

MBYLLET ME TENSION SEANCA/ 83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit Politikë

VIDEOLAJM/ Momenti kur Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton në drejtim të kryeministrit

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’ Politikë

KUVEND/ Deputetët e opozitës presin kryeministrin me këngën ‘Rama jepe dorëheqjen’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT