Sfida e fundit ndaj Skocisë është një test i vlefshëm për Shqipërinë, ndonëse shanset për vendin e parë janë të pakta.
Skuadra e Kristian Panuçit, në rast se nuk ia del të mposhtë Skocinë, bie automatikisht nga kategoria dhe sezonin e ardhshëm do të bëjë pjesë në Grupin B, me skuadra si; San Marino, Gjibraltar, Andorra, Malta dhe Lihtenshtjn.
Kësisoj kuqezinjtë janë të detyruar të fitojnë, për të mos përfunduar në Ligën D.
“Do të bjerë nga kategoria nëse nuk ia del të mundë Skocinë”, shkruhet në përshkrimin e UEFA-s për Shqipërinë.