Një turist japonez ka vendosur të sfidojë temperaturat e ulëta duke u zhytur në liqen. Gjithçka ka ndodhur në fshatin më të ftohtë në botë në Oymyakon, Siberi. Temperaturat në këtë fshat në dimër arrijnë deri në -60 ditën dhe -64 gjatë natës.
Të zhytesh në liqen në këto temperatura nuk është gjë e lehtë dhe siç e shihni në video djali sapo hyn brenda ikën me vrap në kërkim të një vendi më të ngrohtë.


