• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SFIDA E NEVOJSHME POLITIKE/ Pse znj.Topalli ka një mision “alla Bahri Boriç” për të kryer
Home
Politikë

SFIDA E NEVOJSHME POLITIKE/ Pse znj.Topalli ka një mision “alla Bahri Boriç” për të kryer

15 April, 2020 F.autor Politikë

Jozefina Topalli s’duhet të mjaftohet vetëm me shfrime politike në rrjete nga pozita “karantimi” politik, ç’prej kur Basha vendosi ta largojë nga lidershipi demokrat, pikërisht atë që është një prej mishërimeve të së djathtës si trashëgimi familjare, e për rrjedhojë profil politik i tillë. Ajo ka ende moshën dhe energjinë, si dhe arsyet mbi të gjitha, për ta provuar veten sërish në një riaktivizim politik, edhe si dëshmi e aftësisë për t’u imponuar me një projekt të ri, pra politik.

Në më të fundit deklarime të saj, gjithnjë kontestuese ndaj stilit politik të Bashës, ajo shënjestroi dhe sifteren femërore të PD-së nga Shkodra, kryebashkiaken e mbetur aksidentalisht në krye të qytetit verior, Voltana Ademi. Kjo e fundit nuk ka as që mund të arrijë kreditet politike të znj. Topalli. Znj. Ademi nuk është një histori individuale, aq më pak e djathtë. Ndërsa znj. Topalli po.

Edhe pse jo gjithëherë simpatike dhe etike – siç qe në vitet e qeverisjes së PD-së – një shëmbëlltyrë femërore e Berishës – ajo gjithsesi gëzon një profil të denjë politik, më së pari nga trashëgimia sociale dhe politike, nga mënyra si është imponuar me protagonizmin politik, e mbi të gjitha mbi edhe me një lloj elegance shfaqur në rrethana të veçanta.

Por duhet theksuar se ajo ka një mision ende të papërmbushur e që mund ta përmbush: të provojë se si një përfaqësuese e një të djathte të pastër mund t’ia dalë të sfidojë djathtizmin kallp të ish-partisë së saj, çudia e paradoksi më i madh i pluralizimin shqiptar. Në PD, për gati 30 vjet, të djathtëve me trashëgimi të pastër si të tillë, iu dha shumë pak pushtet. Maksimalisht, janë vetëm dy figura, të dyja nga Shkodra, ky që të dy kanë mbajtur postin e kryeparlamentarit; i ndjeri Pjetër Arbnori dhe pra Jozefina Topalli.

Ndërsa vetë PD është drejtuar nga një asi individ pa asnjë lidhje me të djathtën apo me ndonjë histori anti-komunizmi tradicional apo klasik. Berisha si drejtues historik vjen nga një e kaluar e kulluar komuniste, e me një trashëgimi fshatare me ngjyrim të majtë social (më e pakta pa prona dhe pa figura referenciale në fis e farë), ndërsa Basha po ashtu e ka tërësisht bosh pjesën trashëgimisë politike me ndonjë profil të djathtë. Madje mungesa e këtij profili, është dhe defekti më i madh i tij; mungesa e atij brumi të nevojshëm trashëgimor edhe kulturor që të ketë shërbyer te ai si inteligjencë burimore apo inspirim politik.

Ndaj është dramë më vetë që ai, Basha, pa këtë lloj pasaporte prestigji, nxorri jashtë PD-së atë që duhej të ishte jo thjesht pasuesja më meritore e kësaj force pas Berishës, por dhe një kthesë e PD-së drejt të djathtëve pa bishta komuniste në profil.

Ndaj znj.Topalli ka shumë hesape për të larë në këtë drejtim, edhe për t’i rikthyer dinjitetin asaj pak të djathte të mbetur në Shqipëri, e sidomos Shkodrës si fytyrë e saj. Thjesht: të nis të mendojë për një kandidim në drejtimin e Shkodrës. E ka të gjithë potencialin për ta bërë dhe duhet ta bëjë. Në këtë pikë është dhe më e avantazhuar se Patozi, i cili, edhe pse i mirëartikuluar, ndër më të mirët që ka patur PD në ligjërim politik, i mungon përvoja vendimmarrëse.

Mbi të gjitha, Patozi nuk ka një bastion të tijin, nuk ka një zonë a një rreth ku ai të ndihet lider. Ndërsa Topalli, po. Ajo ka qenë 8 vjet kryeparlamentare, e në këtë detyrë u njoh dhe si themeluese e modelit të diplomacisë parlamentare. Ndërsa bastion të saj ka Shkodrën. Kjo e fundit ka bërë një histori krenarie në 30 vite në emër të së djathtës; ka votuar, në vend të PD-së hibride, një të djathtë si Bahri Boriçi.

Tani është koha që kjo histori të vijojë me znj.Topalli, për dinjitetin e saj, të Shkodrës, por dhe asaj pak të djathte të mbetur. Siç do thoshte Basha, koha është tani! (domethënë, në Lokalet e radhës).(Tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SA ËSHTË NUMRI I PERSONELIT SHËNDETËSOR TË PREKUR ME COVID-19? Rakacolli: Vaksinimi vijon normalisht
Previous article MUSTAFA NANO/ Pse duhet të publikohen emrat e të vdekurve nga koronavirusi

F.autor

Postime të ngjashme

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen… Politikë

PAS KTHIMIT NGA LUKSEMBURGU/ Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe ministrat! Zbulohen 2 çështjet që do diskutohen…

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm Politikë

“MBI 200 ARTIKUJ PJESË E NISMËS…”/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” dhe “Kurse”: Nuk do ndryshojnë deri më 12 janar të vitit të ardhshëm

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme Breaking News

DEKLARATA E DAÇIÇ/ Reagon ministri Hoxha: Retorika kërcënuese për Kosovën mund të nxisë veprime të rrezikshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT