Gjatë këtij sezoni turistik 43 mijë pushues kanë marrë shërbime cilësore, nga personel i kualifikuar. Një standard i ri, me kushtet e duhura, është ofruar gjatë këtij sezoni, në 26 qendrat shëndetësore, në zonat malore dhe ato bregdetare, për pushuesit vendas dhe të huaj.
Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, 95 % e pushuesve që kanë marrë shërbimet në këto qendra, nuk janë transferuar drejt spitaleve, sepse kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore pranë vendpushimit.
17 autoambulanca të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për emergjencat, kanë qenë në gatishmëri, në zonat turistike më të frekuentuara. Gjithashtu 119 mjekë dhe infermierë u trajnuan për çdo emergjencë dhe shërbyen 24 orë në zonat turistike.