• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEZONI TURISTIK/ Rama “ironi” me skeptikët: Të huajt i kemi droguar ne si qeveri që e pëlqejnë vendin tonë
Home
Shqipëri

SEZONI TURISTIK/ Rama “ironi” me skeptikët: Të huajt i kemi droguar ne si qeveri që e pëlqejnë vendin tonë

30 August, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Kryeminstri Edi Rama ishte i pranishëm sot në plazhin e Lalzit në Durrës ku përshëndeti punën e fushatës “Smile Albania” për pastrimin e plazheve si dhe tregoi ndryshimet në aspektin e turizmit nga vitet e kaluara.

Sipas Ramës, ky ishte viti më i pastër turistik por përmirësime ka patur në shumë sektore, si siguria, kujdesi shëndetësor, shërbimi, aktivitetet etj.

“Ishte sezoni me më pak plehra. Por kjo s’do të thotë që e kemi zgjidhur përfundimisht këtë problem të trashëguar, por është dhe problem mendësie te ne. Se shfaqim shenja patriotizmi në Facebook, por kur vjen puna plehrat i hedhim në tokë. Shqipëria nuk është vend i ndotur, por një vend i bërë pis nga ne, që tregohemi të padrejtë me të. Nuk janë turistët e huaj që hedhim plehrat ku të duan. Por jemi ne. Se jemi mësuar t’i lëmë lëkurat e shalqinit nën shezllon, dhe i mbulojmë me rërë,” tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se dy nga problematikat më të mëdha janë zgjidhur këtë vit, vjedhjet në hotele si dhe energjia elektrike.

“Dy probleme janë zgjidhur këtë vit, problemi i vjedhjeve në hotele, se ka qenë goxha problem, por këtë verë nuk ka ndodhur asnjë rast, dhe problem i energjisë elektrike. Kjo s’do me thënë që s’kemi pasur probleme, por janë minimizuar. Kemi pasur sezonin më të sigurtë nga krimet. Përjashto masakrën e Vlorës, dhe shifrat janë domethënëse në këtë  aspekt. Edhe në aspektin e detit kemi pasur siguri. Deri vitin e shkuar janë shënuar aksidente tragjike, por këtë vit janë ulur shumë, madje s’ka pasur. S’kemi pasur probleme me mjetet e ujit, që futeshin mes notuesve e fëmijëve duke kërcënuar jetën e tyre. Kemi pasur disiplinë shembullore ligjore nga zhurmat, ka pasur tek-tuk eksese, por janë respektuar oraret. Po ashtu nga ana shëndetësore, me pikat e urgjencës që u ngritën për sezonin. Kemi pasur dhe larminë më të madhe se ka pasur rreth 500 aktivitete. Opera e vendit ka dhënë shfaqje në çdp qytet. Jemi në një moment ku turizmi po na jep mbrapsht atë që duam prej tij,” tha Rama.

“Tani turistët thonë: Shqipëria një vend shumë i bukur, me shërbim të mirë dhe çmime të lira. Kurse vetë ne shqiptarët themi: Shqipëria vend i shëmtuar, me çmime të larta dhe ata që shërbejnë janë për t’u vrarë. O turistët e huaj janë nën efektin e drogës që i kemi dhënë ne si qeveri, ose gënjejnë se s’ka mundësi tjetër”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO TË PREZANTOJË "BBA VIP"/ FOTO: Luana Vjollcës i vjen SURPRIZA tek dera e shtëpisë
Previous article EDMOND PETRAJ/ Të lësh Shqipërinë për Amerikën? Atje jeni askushi, në ndërtim do punoni!

g.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT