• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEZONI TURISTIK/ Qeveria ndryshon ligjin për zhurmat në mjedis: Bashkitë të përcaktojë zonat ku nuk lejohet muzikë…
Home
Politikë

SEZONI TURISTIK/ Qeveria ndryshon ligjin për zhurmat në mjedis: Bashkitë të përcaktojë zonat ku nuk lejohet muzikë…

13 April, 2023 s.autor Politikë

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis. Ky amendim i ligjit vjen pak para nisjes së sezonit dhe është bërë me qëllim që të ulet niveli i ndotjes akustike në zonat turistike dhe ndarjen e kompetencave mes institucioneve, se cili do të ketë përgjegjësinë për monitorimin e nivelit të ndotjes në përputhje me parametrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ky ligj do të kalojë në Kuvend për miratim javët në vijim dhe më pas do të detyrojë të gjitha bashkitë që të përcaktojnë hartën e zhurmave. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro shpjegoi se bashkitë duhet të përcaktojnë, zonat e banuara në të cilat nuk do lejohet asnjë lloj aktiviteti me zë të lartë pas orës 00:00, si edhe zonat në të cilat do lejohet muzika pas orës 00:00.

Miratuam amendimet në ligjin për vlerësimin e zhurmave në mjedis. Është një punë 1-vjeçare por edhe si rezultat i vëzhgimit të sezonit të kaluar turistik ku një nga shqetësimet e mëdha që kishin bizneset, pushuesit ishte ndotja akustike për shkak të muzikës së shpërndarë në lokale bare restorante e hotele. I dhamë zgjidhje një probleme të akumuluar prej vitesh. Duke filluar nga ky sezon me miratimin e ligjit në javët në vijim, do kemi kontroll më të rreptë të ligjit dhe fasha orare më të kontrolluara dhe një kompetencë të zgjeruar të policisë sa i përket kontrollit me mjete të certifikuara për të kontrolluar ndotjen akustike, oraret por edhe një detyrë të re për bashkitë, që kanë detyrimin të përcaktojnë hartën e zhurmave, për të përcaktuar qartë zonat e banuara, krejtësisht të qeta, zonat ku janë larg banesave dhe ku mund të zhvillohen aktivitete zbavitëse me muzikë, sikurse do të ketë një ndarje më të qartë të kompetencave mes policisë bashkiake që do vazhdojë të kontrollojë dhe do pajiset me mjete certifikuese kontrolluese të akredituara edhe për lloje të tjera të zhurmave që mund të krijohen nga biznese të ndryshme në territore të ndryshme të bashkive. Një ndarje më të qartë për ti dhënë fund topit që hidhej sa te mjedisi, policia, të gjitha institucionet e kanë shumë të qarta. Fashat orare për sezonin e verës, aktivitete muzikore do jenë nga ora 12 e drekës deri në 12 të natës, në përputhje me hartat policia do të marrë kompetencat për të monitoruar dhe ndëshkuar aktivitetet që nuk i zbatojnë.

Normat e muzikës nuk kanë qenë të kontrolluara në përputhje me parametrat e OBSH, kemi pasur urdhëresa dhe akte nënligjore por nuk ka qenë e qartë kompetenca se kush e kontrollonte limitin e muzikës, ky ligj e kontrollon këtë. Bashkitë duhet të përcaktojnë se kush janë ato zona që mund të lejohen aktivitete me muzikë me zë të lartë edhe përtej kësaj zone, që duhet të jenë larg zonave ku banohet. Kjo do sjellë një riorientim në territore të tjera dhe në tipologjinë e aktiviteteve që do kryejnë”, tha Kumbaro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QEVERIA E BB VIP/ Dea Mishel: Të jetë një dënim që njeriu të mendohet dy herë para se të ofendojë
Previous article "PREHU NË PAQE VËLLA"/ Bejko zbulon bisedën e fundit me Nebil Çikën: Kaq është jeta! Humba bashkëpunëtorin e çmuar

s.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu Politikë

FOTOLAJM/ Kryeministri Rama mbërrin në Korçë për takimin mbi Reformën Territoriale, e shoqëron djali i tij, Gregu

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët Politikë

RAMA DREJT SHBA PËR ASAMBLENË E OKB/ Do mbajë fjalim më 25 shtator, do marrë pjesë dhe në galanë e dekorimit të Trump, takim me shqiptarët

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që... Politikë

DAJA I SAJ PLAGOSI ME DRAPËR ISH-VJEHRRIN/ Reagon për herë të parë Zegjine Çaushi: Kur i takova, u thashë që...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT