• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEZONI TURISTIK/ Mbi 121 mijë PERSONA u futën në portin e Sarandës që prej janarit
Home
Media të Huaja

SEZONI TURISTIK/ Mbi 121 mijë PERSONA u futën në portin e Sarandës që prej janarit

16 August, 2018 g.autor Destinacione, Media të Huaja

Mbi 121,792 persona kanë mbërritur në portin e Sarandës gjatë muajve janar-korrik 2018.

Drejtoresha e Portit të Sarandës, Kozeta Statha gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), bëri të ditura shifrat zyrtare të cilat tregojnë se krahasuar me vitin 2017, ky vit ka shënuar një rritje prej 133% të personave që kanë hyrë në këtë port.

Nga statistikat vërehet se shtetasit shqiptarë kanë një numër hyrjesh më të vogël sesa ata të huaj, të cilët janë 8087 persona, ndërsa shtetas të huaj që kanë si qëllim turizmin, vizita të ndryshme, etj., janë një numër prej 113,705 personash.

“Sezoni turistik 2018 ka sjellë rritje të numrit të turistëve që kanë zgjedhur qytetin e Sarandës për të pushuar, ku vërehet një numër mjaft i lartë 121,792 persona gjatë muajve janar-gusht 2018. Porti Detar Sarandë, i ndodhur përballë këtij fakti ka marrë një sërë masash për të përballuar këtë rritje të turistëve me shërbim 24 orë. Disa nga masat e marra nga drejtoria janë, krijimi i ambienteve pritëse me tenda, për të krijuar kushte sa më të përshtatshme, vendosja e infopoint – Smile Albania që mundëson dhënien e informacioneve për të gjitha pikat turistike, vendosja e tabelave informuese për orientim më të lehtë të udhëtarëve dhe të mjeteve që hyjnë në territorin e portit. Nga rezervimet paraprake mendohet se numri i turistëve do të jetë në rritje”, – përfundoi Statha.

Porti i Sarandës është kthyer tashmë në një pikë nevralgjike për ardhjen dhe nisjen e pasagjerëve, ku krahasuar me vitin 2017, ky vit ka një rritje të tyre prej 111% të nisjeve nga ky port.

Konkretisht janë 8,226 shtetas shqiptarë dhe 108,678 shtetas të huaj.

Rritje kanë pasur edhe anijet turistike që kanë mbërritur në këtë port, ku rezulton se tragetet turistike të mbërritura janë 98, 21 prej tyre janë të tipit “Cruiz”, si dhe numërohet një numër i lartë i jahteve që janë ankoruar në këtë port, 665 të tillë, duke shënuar një rritje prej 128% krahasuar me vitin 2017.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRTHIMI I GAZIT NË ÇERDHE/ Policia jep DETAJET: Zjarri është shuar. Dyshohet se...
Previous article "KAMIONI ME FLETËT E VOTIMIT U ZHDUK NË '92"/, Tritan Shehu për Ylli Xhabirin: Kërkove të shpërndash mjegullnajë

g.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT