• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SEZONI TURISTIK/ Kontrolle në 1770 biznese të turizmit. Shumica prej tyre shkelje në…
Home
Ekonomi
Portret

SEZONI TURISTIK/ Kontrolle në 1770 biznese të turizmit. Shumica prej tyre shkelje në…

12 July, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Kontrollet tatimore kanë zbuluar se gjysma e bizneseve të turizmit punojnë në kushte informaliteti, duke fshehur taksat që duhet t’i paguajnë arkës së shtetit.

Drejtoria e përgjithshme e Tatimeve deklaroi se dy javët e fundit inspektorët tatimorë kanë kontrolluar në terren mbi 1.770 biznese në fushën e turizmit, nga të cilat 49 për qind janë kapur me shkelje fiskale.

Sipas Tatimeve, rastet më të shumta të shkeljeve janë ato të moslëshimit të kuponit tatimor për të fshehur xhiron reale, mosregjistrimit të punonjësve, apo blerjeve të mallrave të pashoqëruara me faturë. Por, veç këtyre parregullsive, nga kontrollet janë gjetur edhe biznese, që ushtronin aktivitet të paregjistruara fare në organet tatimore.

Administrata e Tatimeve raporton se të gjithë këto subjekte janë penalizuar me gjoba, që kapin një vlerë totale rreth 250 mijë euro. Ndërsa për tre biznese, që janë kapur në shkelje të përsëritur për moslëshim kuponi, është marra masa e mbylljes së aktivitetit për 30 ditë.

Turizmi konsiderohet si një nga sektorët me informalitetin më të lartë. Sipas analizave kompjuterike të riskut, që zhvillon administrata tatimore, gati gjysma e bizneseve të turizmit, si hotelet, bar restorantet apo pubet verore, rezultojnë të jenë në informalitet.

Prej dy javësh tatimet kanë nisur një fushatë të gjerë kontrolli për bizneset e turizmit, e cila synon jo vetëm të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit, por edhe të vendosë barazinë në treg për të mos dëmtuar bizneset korrekte. Sipas Tatimeve, kontrollet do të përfshijnë mbi 16 mijë biznese të lidhura me turizmin, veçanërisht ato që deklarojnë xhiro të ulëta, ose ende nuk kanë ndryshuar statusin e tyre në aktiv.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Marcelo pas Cristiano Ronaldos, edhe ai ndjek Juventusin…
Previous article LIDERËT DUKE NDJEKUR NDESHJEN/ Rama-Kryeministres Britanike: Botërori po vjen në Ballkan. Të paktën...

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT