• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SEZONI TURISTIK: Informaliteti AKOMA në nivel të lartë. 33 përqind e strukturave pa deklarim
Home
Ekonomi
Portret

SEZONI TURISTIK: Informaliteti AKOMA në nivel të lartë. 33 përqind e strukturave pa deklarim

23 August, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Rreth 33 për qind e turizmit akomodues në vend funksionon në informalitet të plotë dhe së fundmi është kthyer në qendër të aksionit të administratës tatimore. Sipas të dhënave të siguruar nga TV SCAN, në të gjithë vendin janë 3791 struktura akomoduese, nga të cilat 33 për qind apo 1251 struktura, janë kategoria ku përfshihen dhomat private me 16 për qind, shtëpitë private me 14 për qind dhe bujtinat me 3 për qind.  Ndër vite këto struktura kanë funksionuar dhe vazhdojnë të funksionojnë duke arkëtuar të ardhura për veten e tyre, ndërsa nuk paguajnë tatime në arkën e shtetit.

Nga ana tjetër, janë jashtë kontrolleve të organeve kompetente edhe nga pikëpamja higjieno-sanitare apo sigurisë. Duke qenë se funksionojnë “në të zezë” edhe shërbimet që ofrojnë ndaj turistëve apo pushuesve për shkak të mungesës së kontrollit vihen në pikëpyetje. Zakonisht këto struktura gjenden nga pushuesit e huaj dhe vendas përmes platformës AirBNB, booking, rrjeteve sociale, apo edhe tabelave të instaluara anash segmenteve rrugore.

Për këtë arsye, në nisje të sezonit veror Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë apel drejtuesve të këtyre strukturave që të mos shkelin ligjin dhe të deklarojnë të ardhurat e përfituara. Por duket se dy muaj më pas, reagimi ka qenë i ulët, dhe ky institucion është detyruar që të bëjë sërish apel.

Tatimet bëjnë me dije se në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, do të shfrytëzojë çdo burim informacioni për të identifikuar këto transaksione. Sipas këtij institucioni,  individi, përfitues i të ardhurave është i detyruar të deklarojë dhe të paguajë në organin tatimor përkatës tatimin në masën 15% të të ardhurave të realizuara, jo më vonë se data 20 e muajit që pason muajin në të cilin është kryer pagesa .

Strukturat informale

Dhoma private 16%

Shtëpi private 14 %

Bujtina 3%

Totali: 33 %

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NISJA E VITIT AKADEMIK: Konviktet sërish me të njëjtën PAGESË. 1 tetor nisin regjistrimet
Previous article Deklasifikimi- Hrushovi, Enverit: Nëndetëse në Butrint kundër Greqisë e NATO-s

g.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT