Numri i turistëve në qytetin e Pogradecit sa vjen dhe rritet. Por këtë vit kapaciteti i shtretërve është rreth 2500. Mimoza Shuli, pronare e Hotel Perla në këtë qytet tha se edhe pse ky është një numër i lartë, përsëri nuk është i përballueshëm për turistët.
Ilva Tare: Sa është kapaciteti i shtretërve në Pogradec?
Mimoza Shuli: Numri i shtretërve në Pogradec nga viti në vit është duke u rritur. Këtë vit përafërsisht mund të them që është 2500 shtretër. Kjo asnjëherë nuk mjafton për të përballuar atë fluks të madh turistësh që ka në qytetin tonë. Ka filluar të hapen edhe shtëpitë. Unë këtu i referohem vetëm hoteleve, plus shtëpitë me qira dhe bujtinat ato përbëjnë një numër tjetër. Më vjen mirë që e gjithë lagjia buzëliqenore të gjitha shtëpitë janë të rezervuara.


