Tashmë Shqëpëria njihet për potencialet turistike të saj, ku një rol shumë të rëndësishëm ka bregdeti.
Plazhet e vendit tonë i japin sezonit veror turistik në “bum” frekuentimi dhe jo vetëm nga shqiptarët.
“SWEDISH NOMAD” në një artikull të sajin dedikuar 15 plazheve më të mira shqiptare, që ia vlen të vizitohen për vitin 2019 shkruan: Shqipëria është shndërruar në një destinacion të preferuar gjatë verës. Bregdeti i tyre mahnitës dhe plazhet e bukura ,sigurisht janë disa nga arsyet kryesorë të rritjes së numrit të turistëve që e vizitojnë.
Artikulli i plotë:
Riviera shqiptare është ”shtëpia” e shumë vendeve të bukura dhe favorizuese për ta bërë më të lehtë planifikimin e udhëtimit tuaj.
Më poshtë janë 15 plazhet më të mira në Shqipëri për t’i vizituar në vitin 2019.
Plazhi i Gjipesë
Një plazh parajsor, ku vizitorët mund të shkojnë atje me anije ose makinë, por udhëtarëte makinave duhet të ecin pak deri sat ë arrijnë në plazh.
Uji I plazhit të Gjipesë është Kristal i qartë , ndërkohë aventurierët mund të gjejnë plazhe të tjera të vogla përqark si dhe shpella.
Plazhi “Grama”
Një nga vendet më të bukura për të vizituar në Shqipëri, I ndodhur në Gadishullin eKaraburunit
Vizitohet më mirë me anije, megjithatë alpinistët mund të shijojnë një shëtitje prej 7 orësh.
Gjithashtu mund të bëni edhe kamping, por duhet të siguroheni që të keni ujë, ushqim dhe gjëra të tjera të demosdoshme në varësi të nevojave, pasi gjiri Grama është I izoluar dhe i pa
Plazhi i Dhërmiut
Dhërmiu I njohur është I njohur për natën e tiij gjatë verës dhe shtëpitë tradicionole prej guri.
Në vitet e fundit gjithnjë e më shumë turistë skadinavë e kanë preferuar si vend për të pushuar dhe identifikohet si pazh që frekuentohet shumë.
Plazhi i Drimadhes
Vetëm me pak minuta me makinë nga Dhermiu, vizitorët mund të shijojnë plazhin më të izoluar dhe më pak të mbushur me njerëz të Drymades
Plazhi i Borshit
Borshi është i famshëm për ujin e kaltër si dhe të pastër.
Plazhi është 7 km i gjatë dhe ende është i paprekur nga turizmi masiv. Ju mund të shkoni lehtë në Borsh nga Saranda dhe Himara duke përdorur autobuzin, taksinë apo makinën.
Plazhi i Lukovës
Plazhi i Lukovës është një nga plazhet më të famshme shqiptare përgjatë Rivierës, dhe me të vërtetë është një nga plazhet më të mira në Shqipëri.
Ai është i rrethuar nga gjelbërimi dhe uji kristal i qartë.
Plazhi i Pulëbardhës

Një plazh popullor në Sarandë i cili ka të gjitha lehtësitë ato që ju duhen për një pushim të mrekullueshëm. Saranda është gjithashtu një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar Shqipërinë Jugore, dhe ka shumë hotele dhe restorante që kanë çmime të ndryshme.
Gjithashtu i njohur si plazh Pasqyra
Një perlë e fshehur në shumicën e stinëve të vitit, por në gusht ajo mbushet plot me njerëz.
Është një plazh me rërë dhe është shumë e lehtë të shkosh këtu nga Saranda dhe Ksamili, qoftë me autobus ose me taksi
Plazhi i Livadhit
Nëse jeni duke vizituar Himarën, atëherë ju nuk duhet të humbisni plazhin e Livadhit, i cili është shumë afër qytetit nëse lëvizja bëhet me makinë.
Plazhi i Livadhit është një nga plazhet më të gjata në këtë rajon dhe është bërë i famshëm për ujërat e thella të tij, si dhe për pemët e ullirit p
Plazhi “Ksamiil”
Ka disa plazhe në Ksamil, kështu që ju nuk do të keni problem të gjeni një vend të bukur me rërë.
Megjithatë, ndonëse Ksamili është me të vërtetë një parajsë në Evropë, gjatë korrikut dhe gushtit, ai do të jetë i mbushur me njerëz ashtu si destinacioni tjetër popullor në rajonin e Mesdheut.
Koha më e mirë për të vizituar është ose në maj ose në fillim të qershorit ose pas verës në shtator.
Plazhi “Palasa”
Një plazh natyral që ka ngjyrën e ujit më të mrekullueshëm.
Plazhi i Palasës ndodhet në veri të Himarës dhe plazhit të Drymades, dhe ende është i paprekur për shkak se nuk ka shumë ndërtesa dhe zhvillime aty pranë.
Plazhi i Durrësit
Durrësi është një nga destinacionet më të njohura të plazhit në Shqipëri.
Ai është vetëm 40 minuta me makinë nga kryeqyteti shqiptar, kështu që përveç turistëve ndërkombëtarë, është gjithashtu e popullarizuar me banorët vendas gjatë verës. Këtu, ju keni gjithçka të nevojshme për një pushim të bukur veror dhe është shumë e lehtë të shkosh nga plazhi i Durrësit në Tiranë.
Plazhi i Jalës
Jala është një tjetër destinacion i njohur i plazhit shqiptar.
Kjo destinacion plazhi ndodhet në mes të Dhërmës dhe Himarës.
RANA E HEDHUN
Një nga plazhet më unike në Shqipëri, Rana e Hedhun është “shtëpia” e disa dunave rëre mbresëlënëse që ndodhen në shpatet e malit.
Është afër Shëngjinit dhe është rreth 1.5 orë me makinë nga Tirana. Falë një rruge relativisht të re të ndërtuar, “Rana e Hedhun” tani është lehtësisht e arritshme.
















