Sezoni turistik i këtij viti ka qenë një nga më të mirët përsa i përket sigurisë së pushuesve dhe parandalimit të zhurmave akustike, ku Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për t’i siguruar ato.
Këtë e ka shprehur paraditen e sotme ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë një takimi për turizmin në Vlorë. Ai tha se gjatë këtij sezoni turistik u angazhuan më shumë se 1 mijë forca policore, mjete shtesë në funksion të tyre, si dhe posta policie, të cilat kanë qëndruar 24 në shërbim të pushuesve.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me pushtetin lokal kanë marrë të gjitha masat për parandalimin e aksidenteve të shkaktuar nga motorët e ujit, duke vendosur tabela informuese, si dhe duke përcaktuar qartë vendin se ku motorët e ujit mund të qarkullojnë.


