Ndonëse ndodhemi në fund të muajit korrik, qëndrat shëndetësore në vijën bregdetare të vendit janë sërish në vëmendje të medieve.
Edhe pse Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije disa muaj përpara nisjes së sezonit turistik se do të vihen në dispozicion të plotë 20 (njëzetë) qëndra urgjence në plazhet ku ka më tepër aktivitet njerëzor, ka përsëri probleme me funksionimin e tyre.
Disa prej qytetarëve theksojnë se këto qendra rrijnë të hapura me orar të pjesshëm.
Një turiste gjermane duke rrëfyer një aksident teksa po notonte dhe rrëshqiti në gurë tha:
Shërbimi ishte i mirë, por unë kisha nëvojë prapë për mjekim. Shkova në orën 6 mbasdite, dhe isha me fat të gjeja një mjek aty. Megjithatë shpëtova, por sërish them se do të kishte qenë e vështirë për problemin që kisha nëse nuk do gjeja një urgjencë apo spital hapur.
Përveç kësaj në këtë listë të publikuar po atë muaj nga MSH nuk janë të listuara disa vende të cilat vizitohen shpesh nga turistë, apo vendas.
PLAZHET E SPECIALIZUARA ME SHËRBIM URGJENCE
Ky material është përgatitur nga redaksia e ALPENews.al, për “Summer 2018”.



