• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SEZON TURISTIK I SIGURT”/ Manastirliu: Vijon trajtimi i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive
Home
Sociale

“SEZON TURISTIK I SIGURT”/ Manastirliu: Vijon trajtimi i dezinsektimit në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive

25 June, 2020 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Programi i dezisektimit vijon në nga veriu në jug në zonat bregdetare dhe ato urbane, sipas hot spoteve (vatrave të nxehta) të përcaktuara nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministrja Manastriliu ka deklaruar se ky program i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve dhe për një sezon turistik të sigurt, nuk do të ndalet.

Postimi i ministres

Programi kombëtar iI dezinsektimit nuk është ndalur që në javën e parë të muajit Maj dhe po vijon në zonat bregdetare dhe urbane për eleminimin e vatrave aktive me prani të larvave të mushkonjave. Ky është një program kontrolli dhe parandalimi i cili po vazhdon të kryhet në zona të rëndësishme për turizmin dhe shëndetin publik.
Për një sezon turistik të sigurt, aktualisht kanë përfunduar 3 trajtime në të gjitha zonat dhe ka filluar trajtimi i katërt. Trajtimi i katërt ka përfunduar në zonën e Kavajës, Divjakës, Sarandës dhe Vlorës dhe po vijon në zonën Tiranë-Durrës, Shkodër, Lezhë, Fier.

Shërbimi i dezisektimit ka vazhduar në vatrat e specifikuara problematike gjatë monitorimit nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor. Monitorimi entomologjik dhe monitorimi i shërbimit është kryer në bazë të një udhëzuesi dhe protokolli pune të hartuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

Shërbimi i dezinsektimit parashikohet të vazhdojë deri në datë 20 Tetor 2020. Programi i Kontrollit të Mushkonjave bazohet në kontrollin larvor me anë të agjenteve biologjik Bacillus thuringensis israelensis dhe barrierave fizike. Ky është një program kontrolli dhe parandalimi në zona të rëndesishme për turizmin dhe shendetin publik, me vektorë potenciale të pranishëm.

Siperfaqet e trajtuara janë vatra pozitive për pranine e larvave të mushkonjave në zona urbane, në ligatina, parqe kombëtare dhe publike, kanale, moçale, puseta, bodrume, gropa septike etj. Në parqet kombëtare është rekomanduar përdorimi i agjenteve biologjik, si e vetmja alternative për kontrollin e mushkonjave dhe ruajtjen e biodiversitetit në këto habitate.

Procesi i dezinsektimit nisi për herë të parë në vitin 2014, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Instituti i Shëndetit Publik, për të reduktuar praninë e mushkonjave gjatë sezonit turistik, një proces me rëndësi për uljen e mundësisë së transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimeve nga pickimet dhe reaksionet alergjike që shkaktojnë ato në persona të ndjeshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ Dëshmia e rrallë e gruas polake të ish-diplomatit shqiptar: Takimi i fundit me shkencëtarin që vdiq në qelitë e Sigurimit...
Previous article NUK JA KANË "IDENË" E COVID/ Ky është shteti i vetëm ku nuk e dijnë akoma çfarë po ndodh në botë

s.autor

Postime të ngjashme

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve Aktualitet

U ARRATIS NË SY TË EFEKTIVËVE/ Kush është Hasan Ferracaku, akuzohet për vrasjen e 4 personave në Velipojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet Aktualitet

ARRATISET HASAN FERRACAKU/ I dyshuar si një nga autorët e masakrës së Velipojës, policia nis kërkimet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar Aktualitet

PËRPLASJET E DHUNSHME/ Qytetarë dhe efektivë të lënduar, 18 persona të shoqëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT