“Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët!” ky ishte edhe postimi i radhës i presidentit Meta i cili ka shpërndarë një lajm.
Postimi i presidentit:
Në lajmin e shpërndarë nga presidenti tregojnë se në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.
Studimi i bërë nga 4 profesorat kanë nxjerrë 9 zonat e burimeve sizmike që prekin vendin tonë dhe ato janë:
Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0
Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9
Bregdeti Jonian me Mmax=7.0
Korçë-Ohër me Mmax=6.9
Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9
Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5
Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5
Pejë-Prizren me Mmax=6.8
Zona e Shkupit me Mmax=6.5
Por zonat e prekura nga tërmeti ishin bashkitë: Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë dhe jo ato që ka shpërndarë presidenti Meta në facebook e tij. Presidenti Meta 4 muaj më parë parashikoi një tërmet apokaliptik i cili do prekte Ballkanin.
Tërmeti i 26 nëntorit nuk preku Ballkanin por disa qytete të Shqipërisë. A mos ndoshta presidenti Meta e dinte ku do godiste tëmeti dhe nuk na tregoi?
/AlpeNews.al



