• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit
Home
Rajon

SËRISH ZGJEDHJE NË KOSOVË/ 2 mln qytetarë me të drejtë vote, pjesëmarrje e ulët në orët e para të mëngjesit

7 June, 2026 s.autor Rajon

Qytetarët e Kosovës u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur përbërjen e re të Kuvendit, në zgjedhjet e treta parlamentare që mbahen brenda vetëm 16 muajsh. Procesi vjen pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 28 dhjetorit 2025, ndërsa vendi u rikthye sërish në zgjedhje pas dështimit për të zgjedhur presidentin dhe zgjidhur ngërçin politik.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtën e votës e kanë 2.092.174 qytetarë. Votimi organizohet në 949 qendra votimi me 2.550 vendvotime në të gjithë Kosovën. KQZ ka bërë të ditur se këto janë zgjedhjet e 11-ta në nivel nacional që nga përfundimi i luftës.

Në garë marrin pjesë 22 parti politike dhe tre koalicione parazgjedhore. Vetëvendosje garon në koalicion me Guxo, Alternativën dhe Partinë Shqiptare Demokristiane, ndërsa PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja konkurrojnë të vetme. Pjesë e kësaj gare është edhe ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila i prin listës për deputetë të LDK-së, partisë ku ishte pjesë përpara mandatit presidencial.

E vetme garon edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.

Një ditë më parë ka votuar diaspora në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Sipas të dhënave zyrtare, nga 27.724 votues të regjistruar jashtë vendit kanë votuar 22.414 qytetarë, ose 80.85% e tyre. Procesi është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, përfshirë ambasada dhe konsullata në Evropë, SHBA dhe Kanada.

Zgjedhjet po ndiqen me interes edhe nga Bashkimi Evropian, i cili ka kërkuar krijimin e institucioneve të qëndrueshme për të çuar përpara reformat dhe procesin e integrimit evropian. Organizimi i procesit zgjedhor i ka kushtuar buxhetit të Kosovës më shumë se 10.8 milionë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DYSHOHET SE SHISTE KOKAINË NË LOKAL/ Arrestohet administratori, i sekuestrohet edhe arma pa leje (EMRI)
Previous article "HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

s.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia Rajon

KOSOVË/ Flamuri serb vendoset në një qendër votimi në Pejë, largohet nga policia

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT