• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËRISH TELASHE PËR TRUMP/  Gjykatësi në Nju Jork: Presidenti të dorëzojë formularët e taksave
Home
Nderkombetare

SËRISH TELASHE PËR TRUMP/ Gjykatësi në Nju Jork: Presidenti të dorëzojë formularët e taksave

7 October, 2019 F.autor Botë, Nderkombetare

Sipas vendimit të një gjykatësi federal të marrë të hënën, Presidenti Donald Trump duhet të dorëzojë formularët e taksave për 8 vitetet e fundit, në bazë të kërkesës së prokurorit në Manhatan. Avokatët e presidentit kishin argumentuar se zoti Trump gëzonte imunetet ndaj padive dhe nuk kishte pse dorëzonte formularët e taksave.

Zoti Trump e apeloi menjëherë vendimin në gjykatën federale të apelit në Manhatan.Në vendimin e tij gjykatësi Victor Marrero kritikon argumentin e avokatëve të zotit Trump se “presidenti, familja dhe bizneset e lidhura me të, qëndrojnë mbi ligjin”.

Prokurori i Qarkut të Manhatanit Cyrus Vance kishte kërkuar zyrtarisht taksat personale dhe të kompanive të zotit Trump nga 2011 në 2018.

Avokatët e zotit Trump kishin argumentuar se presidenti gëzon imunitet dhe nuk mund të ishte subjekt i hetimit penal për sa kohë është në detyrë dhe se Kushtetuta sipas tyre kërkonte që prokurori të priste derisa zoti Trump të largohej nga posti.

Donald Trump pritet të kandidojë për t’u rizgjedhur. Mandati aktual i tij përfundon më 20 janar 2021.

Presidenti është përpjekur të mos ofrojë të dhëna mbi shumë aspekte të financave të tij, pavarësisht se gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë kishte premtuar se do publikonte të dhënat mbi taksat.

Prokurori Vance bëri kërkesë zyrtare për taksat, katër javë pasi lëshoi një tjetër kërkesë drejtuar organizatës Trump për të dhëna mbi pagesat e bëra ndaj dy grave përpara zgjedhjeve të vitit 2016, për të blerë sipas tij, heshtjen e tyre.Ato pretendojnë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump, por ai e mohon këtë gjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LISTA SERBE/ “Asi nën mëngë” i Beogradit për të penguar Albin Kurtin?
Previous article FOTOLAJM/ Sot kryeministër i Kosovës. Ja si i mbante shënimet gjatë protestave Albin Kurti

F.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik Botë

ALARMI I BE: Evropa rrezikon sezonin më shkatërrues të zjarreve në histori, gushti pritet kritik

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKRAINË/ Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani Botë

IRANI GODET BAZAT AMERKIKANE/ Lëshon raketa balistike në objektivat ushtarake në Jordani

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT