Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë klubit ndërkombëtar të golfit në Ëest Palm Beach, Florida, ku ish-presidenti amerikan Donald Trump po luante golf.
Sipas djalit të ish-presidentit Donald Trump Jr, një armë zjarri AK-47 është gjetur e hedhur pranë disa shkurreve, ndërkohë që një person është arrestuar, raporton La Repubblica.
Ambienti u mbyll menjëherë pas ngjarjes, sipas një burimi për CNN.
Shërbimi Sekret përmes një postimi në platformën X njoftuan se ish-presidenti është i sigurt dhe se po punojnë me Zyrën e Sherifit të Qarkut Palm Beach për të zbardhur shkaqet.
Incidenti vjen pothuajse saktësisht dy muaj pasi një person i armatosur tentoi të vriste Trumpin në një tubim në Butler, Pensilvani, ku Trump u plagos në njërin vesh.
Ndërkohë ka pasur një reagim nga Shtëpia e Bardhë ku shprehen se ndjehen të lehtësuar pasi Trump është shëndoshë e mirë. Vetë ish presidenti në një e-mail drejtuar mbështetësve të tij shprehet se është mirë dhe nuk do të ndalet pasi nuk dorëzohet kurrë.


