• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SËRISH PROBLEME NË SHKOLLA/ Bashkia e Prrenjasit zhvillon tenderin për riparimin e…tualeteve (FOTO)
Home
Zbulimi

SËRISH PROBLEME NË SHKOLLA/ Bashkia e Prrenjasit zhvillon tenderin për riparimin e…tualeteve (FOTO)

16 October, 2018 k.autor 7, Zbulimi

Viti i ri shkollor për shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet ka rreth një muaj që ka nisur, e po ashtu universitetet kanë dy ditë që kanë hapur siparin e këtij viti shkollor.

Përpara startit të tij kemi dëgjuar e parë mjaft debate e përplasje në distancë mes dy krahëve politik, por jo vetëm prej tyre. Numir i vogël i nxënësve bëri që Ministri e Arsimit të mbyllë disa shkolla, e ndërsa prindërit me nxënësit dolën në protestë, ku më me bujë ishtë ajo në Mengel të Elbasanit. E gjithë kjo pasi u njoftua se nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër për të zhvilluar mësimin.

Në lidhje me arsimin, diçka e çuditshme ndodh në Bashkinë e Prrenjasit. Kjo Bashki ka vendosur të zhvillojë një tender në lidhje me riparimin e tualeteve në shkollat Urakë ,Pishkash dhe Rrajcë. Kjo është diçka e nevojshme, sigurisht, pasi ambientet shkollore duhet të mirëmbahen, në mënyrë që nxënësit të kenë kushtet e duhura.

Por ajo çka është për t’u habitur, është fakti se përse kjo Bashki nuk ka vendosur që këtë riparim dhe rikonstruktim të ambienteve ta bënte gjatë sezonit veror, kur shkollat ishin të mbyllura. Tani që ka vazhduar sezoni shkollor dhe me fillimin e punimeve, pas përfundimit të tenderit (datë 16-10-2018 – 17.10.2018) , do të shkaktohet një “rrëmujë” e madhe në këto ambjentet e këtyre shkollave.

Pra mesa duket nxënësit në këto shkolla, për rreth një muaj, e deri në riparimin e tualeteve, do të duhet “t’i mbajnë” nevojat personale të tyre deri në fund të procesit mësimor, ose të shkojnë tek ndonjë lokal pranë shkollave.

Dokumenti i plotë: 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 110 VJETORI I ENVER HOXHËS/ Rezarta Shkurta i bën urimin: Një ditë e shënuar për familjen tonë
Previous article INSPEKTIMET NË "UNAZËN E MADHE"/ Rama ironizon opozitën: Ajo vrima dhe tubat qenkan si PD me Babalen (VIDEO)

k.autor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT