Viti i ri shkollor për shkollat 9 vjeçare dhe gjimnazet ka rreth një muaj që ka nisur, e po ashtu universitetet kanë dy ditë që kanë hapur siparin e këtij viti shkollor.
Përpara startit të tij kemi dëgjuar e parë mjaft debate e përplasje në distancë mes dy krahëve politik, por jo vetëm prej tyre. Numir i vogël i nxënësve bëri që Ministri e Arsimit të mbyllë disa shkolla, e ndërsa prindërit me nxënësit dolën në protestë, ku më me bujë ishtë ajo në Mengel të Elbasanit. E gjithë kjo pasi u njoftua se nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër për të zhvilluar mësimin.
Në lidhje me arsimin, diçka e çuditshme ndodh në Bashkinë e Prrenjasit. Kjo Bashki ka vendosur të zhvillojë një tender në lidhje me riparimin e tualeteve në shkollat Urakë ,Pishkash dhe Rrajcë. Kjo është diçka e nevojshme, sigurisht, pasi ambientet shkollore duhet të mirëmbahen, në mënyrë që nxënësit të kenë kushtet e duhura.
Por ajo çka është për t’u habitur, është fakti se përse kjo Bashki nuk ka vendosur që këtë riparim dhe rikonstruktim të ambienteve ta bënte gjatë sezonit veror, kur shkollat ishin të mbyllura. Tani që ka vazhduar sezoni shkollor dhe me fillimin e punimeve, pas përfundimit të tenderit (datë 16-10-2018 – 17.10.2018) , do të shkaktohet një “rrëmujë” e madhe në këto ambjentet e këtyre shkollave.
Pra mesa duket nxënësit në këto shkolla, për rreth një muaj, e deri në riparimin e tualeteve, do të duhet “t’i mbajnë” nevojat personale të tyre deri në fund të procesit mësimor, ose të shkojnë tek ndonjë lokal pranë shkollave.
Dokumenti i plotë: