Shënohet vjedhja e radhës në Korçë ku pre e grabitësve ka rënë banesa e një 78-vjeçari.
Policia bën të ditur se në fshatin Biranj është vjedhur banesa e një H. Sh. Ka qenë ky i fundit i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen.
Autorët kanë thyer derën kryesore dhe janë futur në banesë ku kanë marrë një shumë parash.