• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SËRISH ÇMIMIN E NAFTËS/ 5 lekë për litër, po shkonë drejt 200 lekë. Operatorët kërkojnë uljen e taksave
Home
Ekonomi
Portret

SËRISH ÇMIMIN E NAFTËS/ 5 lekë për litër, po shkonë drejt 200 lekë. Operatorët kërkojnë uljen e taksave

2 October, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Çmimet e karburanteve shënuar një tjetër rritje me 5 lekë për litër, duke filluar nga dje pasdite. Në pikat e tregtimit të Kastrati, më e madhja në vend, një litër naftë tregtohet tashmë me 182 lekë dhe një litër benzinë me 183 lekë, nga 177 dhe 178 lekë që shiteshin përkatësisht më parë.

Eida Petroleum Albania, i dyti më i madh në vend e shet tashmë një litër naftë me 181 lekë dhe një litër benzinë me 182 lekë, po me 5 lekë për litër më shumë se më parë. Tek Gega Oil, si nafta dhe benzina tregtohet me 179 lekë. Alpet i kishte rritur me herët çmimet, në përkatësisht 184 dhe 185 lekë.

Ky është shtrenjtimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në  mes të muajit maj, karburanti u rrit me 5 lekë për litër (mesatarisht nga 171-172 lekë arriti në 176-177 lekë).

Për të dyja rastet, operatorët e tregut pohojnë se arsyet lidhen me shtrenjtimin e naftës në tregjet ndërkombëtare. Në maj, nafta arriti në 80 dollarë për fuç, ndërsa aktualisht ajo është rritur më tej në 84.3 dollarë për fuçi (shih grafikun).

Në bursat ndërkombëtare, nafta ka arritur tashmë në nivelet më të larta që prej vitit 2014, pasi sanksionet e SHBA-së për Iranin do të hyjnë në fuqi në 4 nëntor dhe një marrëveshje tregtie në Amerikën e Veriut nxiti perspektivën e rritjes ekonomike. Indikacionet e investitorëve janë drejt rritjes së mëtejshme të çmimeve drejt 90 dollarëve në tetor, sipaas Reuters.

“Me rreth 1.5 milionë fuçi në ditë naftë iraniane që do të dalë nga tregu duke filluar nga 4 nëntori, çmimet mund ta kalojnë 100 dollarë për fuçi, nëse investitorët do të kenë dyshime për aftësinë e Arabisë Saudite për tu përgjigjur me prodhim shtesë, tha Stephen Innes, kreu i tregtimeve të kontratave të të ardhmes në Oanda në Singapore.

Reagimi në tregun shqiptar

Operatorët e tregut të brendshëm pohojnë se nëse nafta në bursa do të arrijë 100 dollarë për fuçi, në tregun e brendshëm do t’i kalojë 195-200 lekë për litër.

Niveli më i lartë rekord i arritur i naftës vendase ishte në vitin 2012, me 190-200 lekë për liitër, kur ari i zi në bursat ndërkombëtare u tregtua mesatarisht me 112 USD/fuçi, kuotat më të larta historike. Por, në atë kohë taksa e qarkullimit në Shqipëri ishte 17 lekë për litër, ndërsa aktualisht është 27 lekë për litër.

Operatorët vendas pohojnë se taksat e larta që paguajmë për naftën janë arsyeja kryesore se pse Shqipëria ka çmime kaq të shtrenjta të karburanteve, ku mbi 60% të çmimit e përbëjnë taksat. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicencimit prej 3 lekë/litër. TVSH totale i arrin 30-40. Nga 182 lekë që paguajnë për naftën sot konsumatorët, 100-110 lekë shkojnë si taksa për shtetin. Një tjetër koncesion është në horizont, ai për pompat e naftës, kosto e të cilit pritet të shkarkohet sërish tek çmimi final.

Operatorët vendas kërkojnë që të ulet barra e taksave mbi karburantet, përndryshe çmimet do të bëhen të papërballueshme për konsumatorët, nëse nafta do të vijojë të shtrenjtohet në bursa.

Për më tepër, që me projektin për rrugët me pagesë, që ka filluar tashmë të zbatohet për Durrës-Kukës (në plan janë dhe të tjera), shqiptarët po i paguajnë dy herë taksat, njëherë në çmimin e naftës si taksë qarkullimi dhe një herë direkt, kur kalojnë rrugën e Kombin, aktualisht, dhe më pas kur të fillojë taksimi tek të tjerat.

Sipas të dhënave të Global Petrol Price, të përditësuara në 17 shtator, Shqipëria renditej ndër 30 vendet më të shtrenjta në botë dhe më e shtrenjta në rajon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article USHTRONTE PRESION NDAJ TË MITURËS/ Si u kap MAT burri shqiptar në Itali (EMRI)
Previous article DILEMA MERR FUND/ Këto janë 14 kombinimet ideale për një darkë jashtë (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri Ekonomi

SËRISH NDRYSHIME/ Bordi ul me 2 lekë naftën, do të shitet me 185 lekë/litër! Benzina shkon në 173 lekë/litri

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet Ekonomi

MË SHUMË KREDI NË MUAJIN PRILL/ Bizneset rritën kërkesat për investime, nga ana tjetër individët shtuan kursimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT