• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SERIALI I VRASJEVE/ Artan Hoxha: Kush është “shënjestra” e atentatit dhe hasmëria me fisin Reçi
Home
Aktualitet
Kronikë

SERIALI I VRASJEVE/ Artan Hoxha: Kush është “shënjestra” e atentatit dhe hasmëria me fisin Reçi

15 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se ngjarja e sotme, atentati ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto” është kronikë e paralajmëruar, pasi hakmarrja e dy fiseve e nisur prej vitesh vijon që të lërë kufoma.

Hoxha sqaroi se pikënisja dhe zanafilla e hakmarrjes mes dy fiseve ka nisur nga prishja e pazareve të drogës.

“Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali.

Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reci në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përcojnë, “se ne të vrasim kudo që të jesh”.

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Gjini u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur.

Fakti që jemi para fushatës nuk e favorizon zbulimin e ngjarjes, pasi policia ngarkohet me ngjarje të tjera” tha gazetari Hoxha në AbcNews.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PREMIER LEAGUE/ Trajneri më i mirë zgjidhet Arteta, ja formacioni ideal i javës së parë
Previous article SHPËRTHIMI/ Saga e krimeve mes dy fiseve në Rrëshen, që terrorizoi Tiranën: Atentate e vrasje nga Italia, në Belgjikë

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë Aktualitet

SHERR ME THIKA PRANË OBORRIT TË GJIMNAZIT NË HAS/ Tre adoleshentë të plagosur, njëri rëndë

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa Aktualitet

PROTESTAT/ Shtatë efektivë të pezulluar, AMP po heton 55 ankesa

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri Aktualitet

FOTOLAJM/ Pedagogët refuzojnë sërish ftesën e Ramës, rrokullisin në bulevard stolat prej guri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT