Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, po merr pjesë në tubimin e mbështetësve të pushtetit në Serbi, të titulluar “Ne nuk do të heqim dorë nga Serbia”.
Tubimi po mbahet në qendër të Beogradit.
Një flamur i Serbisë, 200 metra i gjatë, është vendosur në Beograd për këtë tubim, i cili pritet të mbahet për tri ditë rresht.
Përveç Vuçiçit, në tubim po marrin pjesë edhe kryeministri në largim, Millosh Vuçeviq, dhe ministri në largim i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq dhe figura të tjera politike.
Qendra e Beogradit u mbyll për trafik më herët gjatë 11 prillit për shkak të tubimit, që është thirrur nga Vuçiqi.
Policia ka dalë në rrugë për të ofruar siguri gjatë tubimit dhe disa qytetarë po i shkruajnë letra Vuçiqit dhe po i bashkohen “Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin”, thanë gazetarët e Radios Evropa e Lirë që po raportojnë nga terreni.
REL-i bisedoi me qytetarët që po nënshkruajnë aplikimin për anëtarësim në një pikë të ngritur në Beograd, duke i pyetur pse po anëtarësohen në këtë lëvizje të Vuçiqit.


