• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Serbinë e pret e keqja”, Vuçiç habit sërish me deklaratën e tij
Home
Rajon

“Serbinë e pret e keqja”, Vuçiç habit sërish me deklaratën e tij

20 May, 2018 Ina.Autor Rajon

Kryetari i shtetit Serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se do të japë çdo gjë që të arrihet zgjidhja për Kosovën, ose në kundërtën Serbia do të ketë probleme të shumta.

Ai ka theksuar se Serbia duhet t’i zgjidhë marrëdhëniet me shqiptarët për veten e vet, sepse nëse nuk i zgjidh, do të ketë probleme të shumta.

“Do të na mbyllen dyert e BE-së, nuk do të kem i rritje ekonomike të suksesshme siç e kemi sivjet”, citon beta të ketë thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar se me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi ka këmbyer disa fjalë pasi i kishte ftuar kancelarja gjermane Angela Merkel, porse nuk kishin folur për dialogun Beograd –Prishtinë.Vuçiç ka thënë se për gjetjen e zgjidhjes së Kosovës (politikanë serbë ende mendojnë ose shtiren se Kosova ende nuk është çështje e zgjidhur) duhet të ekzistojë dëshira e dy palëve për arritjen e kompromisit e jo pala tjetër të dërgojë platformë dhe të thotë se nuk është e gatshme për asgjë, sepse, ka shtuar ai, nuk është reale të pritet që Serbia t’i japë të gjitha e të mos fitojë asgjë”.

Ai ka thënë se platformë të tillë ka miratuar qeveria e Kosovës, porse ajo, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk është dërguar për miratim në Kuvendin e Kosovës, sepse ajo do t’ua lidhte duart të gjithëve.
“Ndërsa u prekte platformave të tjera, për to tashmë kam folur, disa i kam marrë, por jo ndonjë që do të duhej komentuar gjerësisht për opinionin serb”, ka thënë Vuçiç .
I pyetur për deklaratën e Thaçit se pret që marrëveshja me Serbinë do të arrihet për 6 ose 9 muaj, Vuçiç ka thënë se “ai nuk është nga ata që mund të kufizojnë ndonjë gjë” dhe se kontesti i serbëve dhe shqiptarëve ka filluar shumë kohë para Lidhjes së Parë të Prizrenit e ajo ka qenë para 140 vjetësh “.

“Gjithsesi se do të ketë vazhdim të dialogut me Kosovën, porse për atë dialog duhet të përmbushen disa kushte dhe të shohim së parë çfarë është plotësuar nga Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ai duke akuzuar Kosovën për respektim të marrëveshjeve e duke thënë se “Serbia ia ka respektuar të gjitha”./ekspress

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sa të mirë janë! Kjo është shenja e HOROSKOPIT që e duan të gjithë dhe arsyet janë...!
Previous article VLORE, DHERMI DHE GJIROKASTER/ 13 tërmete godasin jugun e vendit gjatë orëve të fundit

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT