Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për aspiratat e Kosovës drejt proceseve integruese ne Bashkimin Evropian. Në një intervistë për CNN International, ajo ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka kërkuar të gjejë rrugë tjetër, përvec asaj Euroatlantike.
Të kundërtën mendon për Serbinë, duke thënë se ajo nuk duket se po ecën në rrugën e Bashkimit Evropian.
“Serbia provon të ecën edhe rrugës së Moskës edhe rrugës së së Evropës. S’mund të ecësh në të dy rrugët, në të njëjtën kohë”.
Për kërkesën që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, Presidentja Osmani ka thënë se pas sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, “çdokush” e ka kuptuar se të jesh në NATO, do të thotë të jesh i sigurt.
“Të jesh në NATO do të thotë të jesh i sigurt. Kështu që, praktikisht, arsyeja kryesore pse populli i Kosovës dhe vizioni ynë si krerë të institucioneve të Kosovës është që të bëhemi anëtar i NATO-s, është për shkak të sigurisë dhe mbrojtjes. Por, edhe se ne nuk e shohim NATO-n vetëm si një makineri ushtarake, por si një sistem bazë të vlerave”, ka thënë Osmani.