Teksa vëmendja e gjithë botës ishte fokusuar në Lindjen e Mesme, aty ku Izraeli po “mat” forcat me Iranin, por edhe me Hamas, duket se në Ballkan diçka po “zihej”.
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi, teksa u shpreh se SHBA-të ndaluan një sulm të organizuar nga Serbia, ndaj Kosovës.
Teksa foli në konferencën pas Samitit të NATO-s, Trump foli për konfliktët aktive në botë dhe tregoi për një telefonatë që kishte marrë nga presidenti rus, Vladimir Putin. Ai tha se Putin i kishte ofruar ndihmë për konfliktin Izrael- Iran. Nga ana e tij Trump tha se i ishte përgjigjur duke i thënë se Putin mund ta ndihmonte me Rusinë. Ai vazhdoi duke thënë se SHBA-të kishin zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, mes Indisë dhe Pakistanit, e po ashtu mes Serbisë dhe Kosovës.
Pyetje: Gjenerali Caine ka thënë se Putin ka ambicie territoriale përtej Ukrainës. E shihni edhe ju në të njëjtën mënyrë?
“Mundet. Dua të them që edhe mundet. Por di diçka: ai do që kjo punë të marrë fund sepse është një katastrofë për të. Putini më telefonoi para disa ditësh dhe më pyeti: ‘A mund të të ndihmoj me Iranin?’ Unë i thashë, ‘Jo! Mund të më ndihmosh me Rusinë.’ Në javët e fundit kemi punuar me Indinë, Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Po ashtu, të premten do të na vizitojnë përfaqësues të Kongos dhe Ruandës, ku ka pasur një konflikt të ashpër”, tha Trump.


