• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBIA FILLON OFENSIVËN DIPLOMATIKE/ Daçiç: Hungaria do votojë kundër Prishtinës për në KiE
Home
Rajon

SERBIA FILLON OFENSIVËN DIPLOMATIKE/ Daçiç: Hungaria do votojë kundër Prishtinës për në KiE

14 April, 2024 s.autor Rajon

“Hungaria do të votojë kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës”. Këtë fakt e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë bisedës telefonike të dy homologëve, zyrtari i lartë i Hungarisë i ka premtuar Daçiçit edhe refuzimin për mbështetjen e rezolutës së OKB për Srebrenicën në të cilën theksohet se Serbia ka kryer gjenocide gjatë luftës në Bosnje-Hercegovinë.

“Ministri Szijjártó më përsëriti se Hungaria është e interesuar për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por se synimi i vazhdueshëm i Kosovës për t’iu bashkuar organizatave ndërkombëtare nuk e ndihmon këtë proces. Kemi diskutuar edhe për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Europian, i cili mbetet synim prioritar i politikës sonë të jashtme”, tha Ivica Daçiç, Ministër i Jashtëm i Serbisë.

Ai theksoi se, duke pasur parasysh situatën aktuale në rajon, i ka përcjellë Sijartës se Serbia vazhdimisht avokon për deeskalim, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për respektimin e marrëveshjeve të arritura më parë.

Kreu i diplomacisë serbe shprehet i shqetësuar se deputetët e Këshillit të Europës mund të votojnë në favor të Kosovës për anëtarësim por, thekson ai, Komiteti i Ministrave të Jashtëm në takimin e majit, mund ta hedhë poshtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Euroëps. Sipas Daçiç, është duke u përgatitur një manipulim në Këshillin e Europës.Disa vende sipas Ivica Daçiç nuk janë të gatshme të votojnë për Kosovën përkundër raportit pozitiv të deputetes greke Dora Bakojanis. Theksojmë se në prag të seancës së Kuvendit Parlamentar, delegacioni i Serbisë u ka dërguar një letër të gjithë kryetarëve të delegacioneve, duke kërkuar që ta shqyrtojnë kërkesën e Prishtinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI IRANIAN NDAJ IZRAELIT/ Italia thërret G7 në takim
Previous article SULMI NDAJ IZRAELIT/ Rama: Kërcënim për të destabilizuar rajonin, duhet armëpushim në Gaza

s.autor

Postime të ngjashme

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni Rajon

AKSIDENT UJOR NË GREQI/ Anija turistike përplaset me betonin e portit në brigjet e ishullit Zakinthos, 6 të plagosur, arrestohet kapiteni

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT