Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka zhvilluar sot një bisedë me ambasadorin e Koresë së Veriut në Beograd Ri Yong-Du, i cili në Serbi është i akredituar me bazë jorezidenciale nga Rumania. Ministri serbe ka falënderuar diplomatin e Koresë për qëndrimin e vendit të tij për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës, transmeton Koha.net.
Ambasadori Ri Yong-Du ka shfaqur gatishmërinë për shtimin e bashkëpunimit ekonomik të Koresë Veriore me Serbinë duke përkujtuar marrëdhëniet e dikurshme të vendit të tij me ish-Jugosllavinë, njofton media serbe FoNet.
Ambasadori ka konfirmuar përkrahjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, përkatësisht mosnjohjen e pavaresisë së Kosovës.


