• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Serbia e ka pranuar pavarësinë e Kosovës”, të detyruar të…
Home
Rajon

“Serbia e ka pranuar pavarësinë e Kosovës”, të detyruar të…

27 June, 2018 k.autor Rajon

Kryetari i partisë Nova Srbija (Serbia e Re) Velimir Iliq, ka thënë se Serbia e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, dhe se kjo histori kaherë është mbyllur, por është duke u kërkuar mënyrë se si kjo t’i prezantohet opinionit.
Siç raporton FoNet, Iliq ka thënë se “Partia Progresiste Serbe (partia e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq) erdhi në pushtet për ta bërë këtë, dhe për këtë mori mbështetje, para së gjithash, nga kancelarja gjermane Angela Merkel”.

“Aleksandar Vuçiq është takuar me Hashim Thaçin, pa ndonjë platformë, pa mendimin e qeverisë dhe parlamentit. Ka vendosur që vetë ta përfundojë këtë raund të bisedimeve”, tha Iliq

Ai shtoi se Presidenti i Serbisë ka pranuar konkluzionet e nxjerra në raundin e fundit të negociatave dhe tani vetëm duhet t’i zbatojë ato.

Iliq vlerëson se vendimi që Asociacioni i Komunave Serbe të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës nuk do të thotë asgjë, sepse në këtë rast ato nuk do të kenë organet qeverisëse, nuk do të kenë buxhetin e vet, as çfarëdo mjetesh të tyre.
Ai gjithashtu vuri në dukje se Serbia kurrë nuk është dashur të pranonte që e gjithë pasuria t’i takojë Kosovës dhe që Prishtina të mund të disponojë në mënyrë të pavarur me resurset minerare, natyrore dhe energjetike.

“E vetmja gjë e mirë në këtë moment është se Jugu i Serbisë mbetet në juridiksionin tonë, sepse bashkësia ndërkombëtare nuk do të tolerojë ndonjë ndryshim të kufijve”, tha Iliq.

Ai theksoi se Serbia ka marrë obligim që, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara, të ndërtojë rrjetin rrugor që do të lidhë Prishtinën me Nishin dhe Prishtinën me autostradën Nish-Shkup, duke theksuar se ajo nuk ishte në strategjinë e zhvillimit të komunikacionit.

 

“Si një ministër kompetent, unë nuk kam dashur ta pranoj këtë dhe për këtë jam larguar nga kjo qeveri”, tha Iliq

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 3.4 MILIONE EURO/ DETAJET E REJA NGA dëshmia e Ilir Doçit: Ishte hera e parë që punoja me këtë FIRME...
Previous article "FESTUAN ME SHQIPONJËN DHE U GJOBITËN "/ Për 24 orë mblidhen paratë për Xhakën, Shaqirin dhe Lichtsteiner

k.autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT