• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBI/ Vuçiq: Vendimet e imponuara shkelin Marrëveshjen e Dejtonit
Home
Rajon

SERBI/ Vuçiq: Vendimet e imponuara shkelin Marrëveshjen e Dejtonit

4 August, 2021 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se vendimet që merren në Bosnje dhe Hercegovinë duhet të kenë për bazë interesat dhe pajtimin e të tre popujve: serb, kroat dhe boshnjak.

“Ky është thelbi i Marrëveshjes së Dejtonit dhe jo zgjidhjet e imponuara”, tha Vuçiq të mërkurën pas një takimi me anëtarin serb të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik dhe një delegacion nga Republika Sërpska.n

Takimi ndodh në kohën kur përfaqësuesit serbë po e bojkotojnë pjesëmarrjen në punën e institucioneve shtetërore në Bosnje.

Ky vendim u mor pasi ish-Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar i deritanishëm në Bosnje-Hercegovinë, Valentin Incko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, me 23 korrik vendosi ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti, me të cilat ndalohet dhe dënohet mohimi i gjenocidit dhe madhërimi i kriminelëve të luftës.

Pas takimit me Dodikun, Vuçiq tha se “Serbia respekton integritetin territorial të Bosnje -Hercegovinës dhe Republikës Sërpska”.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të ruajtur stabilitetin në rajon”, tha Vuçiq.

Ndërsa Dodik tha se në takim i ka shprehur presidentit serb qëndrimin se bashkësia ndërkombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë po përpiqet të minojë të drejtat e serbëve, të cilat u takojnë me Marrëveshjen e Dejtonit.

Marrëveshja e Dejtonit i ka dhënë fund luftës në Bosnje në vitet 1990 midis forcave serbe, boshnjake dhe kroate.

Me këtë Marrëveshje, Bosnja është ndarë në dy entitete – Federata e Myslimanëve dhe Kroatëve dhe Republika Sërpska – të cilat i udhëheqin bashkërisht institucionet qendrore.

Dodik vlerësoi se Bosnje-Hercegovina është një “vend i pamundur”, sepse ekzistenca e tij nuk buron nga dëshira e të gjithë banorëve.

Sipas ligjit penal të Bosnje-Hercegovinës, mohuesit e gjenocidit dhe ata që lavdërojnë kriminelët e luftës mund të përballen deri me pesë vjet burgim.

Ligji me ndryshimet e Inzkos ka hyrë në fuqi më 28 korrik.

Parlamenti i Republikës Sërpska të premten miratoi me procedurë urgjente Ligjin për Moszbatimin e Vendimit të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje-Hercegovinë (BeH) Valentin Inzko për ndalimin e mohimit të gjenocidit në këtë shtet.

Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi në vitin 2007 se këto vrasje kanë përbërë gjenocid.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar me më shumë se 700 vjet burgim për masakrën në Srebrenicë.

Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, u dënua me burgim të përjetshëm, ashtu si edhe ish-udhëheqësi ushtarak në Bosnje, Ratko Mlladiq.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DY HELIKOPTERË HOLANDEZË NË SHQIPËRI/ Ambasada: Lëshojnë 10 mijë litra ujë dhe mund të arrijnë...
Previous article RREZIKU/ Ish-ministri i Shëndetësisë: Një person i infektuar me variantin Delta mund të infektojë deri në 9 persona

s.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT