• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBI/ Vuçiç merr mbështetjen e ambasadorit amerikan: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare”
Home
Rajon

SERBI/ Vuçiç merr mbështetjen e ambasadorit amerikan: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare”

3 March, 2023 s.autor Rajon

Pas një takimi në Beograd, ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, u pajtuan që formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është me rëndësi prioritare, tha Presidenca e Serbisë.

Vuçiç ka shkruar në profilin e tij në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për raundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

Veç formimit të Asociacionit, presidenti serb tha se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.

Ai tha gjithashtu se të premten ka biseduar edhe me ambasadorin britanik në Beograd, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për të formuar sa më parë Asociacionin.
Në takimin e së hënës, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtuan që për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Por, palët nuk e nënshkruan këtë dokument, për të cilin një zyrtar i BE-së tha dje se duhet të nënshkruhet bashkë me aneksin ose planin e zbatimit.

Në nenin 10 të Marrëveshjes drejt normalizimit thuhet se “palët konfirmojnë detyrimin e tyre për t’i zbatuar të gjitha marrëveshjet e mëparshme në dialog, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”.

Në praktikë, kjo do të thotë se duhet të formohet edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha në një konferencë virtuale me gazetarë, më 28 shkurt, se Asociacioni duhet të formohet dhe se ai duhet të përfaqësojë “një nivel të vetëmenaxhimit, që nuk do të ndërhyjë në rendin kushtetues të Kosovës, në strukturën juridike dhe as funksionalitetin e Kosovës”.
Problemi kryesor për formimin e Asociacionit lidhet me kompetencat e tij.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për formimin e Asociacionit nuk janë në përputhje me 23 nene të Kushtetutës, që kryesisht kanë të bëjnë me barazinë para ligjit, të drejtat dhe liritë themelore dhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe pjesëtarëve të tyre.

Kurti, duke iu referuar këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, ka përsëritur vazhdimisht se në Kosovë nuk mund të ketë asociacion njëetnik./ REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BAJRAM BEGAJ VIZITË ZYRTARE NË NATO MË 7 MARS/ Pritet të takohet me Jens Stoltenberg. Ja temat që do të diskutohen
Previous article KRIMI I TREFISHTË/ Komisioni i Ligjeve kërkon informacion nga disa institucione: Si është hetuar dhe liruar autori?

s.autor

Postime të ngjashme

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë Rajon

DEKLARATA E MINISTRES SERBE PËR SHQIPTARËT/ Marta Kos: E habitshme si vazhdon të jetë në detyrë

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën Rajon

DEKLARATA SHOKUESE E MINISTRES SERBE: Nëse do isha unë në 1998 do e kisha pastruar etnikisht Kosovën

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën Rajon

"ZGJEDHJE TË LIRA PËR ZGJIDHJEN E KRIZËS POLITIKE"/ PE mesazh Serbisë: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT