• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 Shkurt, 2019
AlpeNews

Tirana, Albania

18 Shkurt, 2019
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Pa kategori
SERBI/ Opozita bojkoton kuvendin. Protestat kanë…
Home
Rajon

SERBI/ Opozita bojkoton kuvendin. Protestat kanë…

12 Shkurt, 2019 bora.autor Rajon comments

Partitë opozitare serbe filluan të hënën të bojkotojnë seancat parlamentare, si protestë ndaj asaj që ato e shohin si qeverisje gjithnjë e më autoritare të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS).

Partitë e opozitës dhe mbështetësit e tyre akuzojnë zotin Vuçiç dhe SNS se mbysin lirinë e medias dhe ndërmarrin sulme ndaj kundërshtarëve politikë apo gazetarëve në Serbi, vend që kërkontë anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Presidenti Vuçiç dhe partia e tij i mohojnë akuzat.Bojkoti vjen në klimën e protestave të përjavshme me pjesëmarrjen emijëra njerëzve, që filluan në dhjetor dhe janë përhapur nga Beogradi në shumë qytete të tjera. Protestuesit dhe opozita po kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e zotit Vuçiç dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në një deklaratë, partitë e opozitës thanë se ligjvënësit e tyre do të bojkotojnë seancat plenare, por do të qëndrojnë brenda ndërtesës së parlamentit, ku do të vazhdonin të mbajnë konferenca për shtyp dhe informime deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Ne po bojkotojmë parlamentin jo sepse … ata nuk na respektojnë, por sepse kemi një detyrim ndaj mijëra njerëzve që po protestojnë, për të kërkuar një sistem normal dhe një Serbi normale,” tha për gazetarët Sanda Raskoviç Iviç, kryetare e Partisë Demokratike Serbe e qendrës së djathtë.

Partia e zonjës Iviç i përket Aleancës për Serbinë, një grupim heterogjen i partive politike, sindikatave dhe grupeve civile.

Presidenti Vuçiç, një nacionalist i njohur gjatë luftërave ballkanike të viteve 90, i cili tani është për lidhje më të ngushta me Perëndimin, ka thënë se nuk do të përkulet ndaj kërkesave të protestuesve.

Javën e kaluar ai filloi një tur në të gjithë vendin për të inkurajuar mbështetësit, por nuk ka thënë nëse do të thërrasë zgjedhje të parakohshme në pranverë.

Vendimi i opozitës për bojkot nuk pritet të ndalë punën e parlamentit, ku SNS dhe aleati i saj, Partia Socialiste, kanë 160 nga të 250 vendet, një shumicë komode. Por bojkoti mund të minojë besueshmërinë e koalicionit qeverisës.

Sipas sondazheve të opinionit, Vucic dhe SNS gëzojnë mbështetjen e rreth 50 përqind të votuesve, ndërsa opozita mund të sigurojë gjithsej rreth 15 për qind.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Artikulli vijues NGACMOI SEKSUALISHT NJË 15 VJEÇARE/ Zbardhet dëshmia e policit: Videoja është e imja, por...
Artikulli i mëparshëm "LULET E PRANVERËS"/ Operacioni me 27 të arrestuar, shumica shqiptarë. Dalin pamjet (VIDEO)

bora.autor

Postime të ngjashme

TARIFA NDAJ SERBISË/ Mogherini thirrje Kosovës:  Hiqeni që të krijohen kushtet për një TAKIM mes Thaçit dhe Vuçiç Rajon
18 Shkurt, 2019

TARIFA NDAJ SERBISË/ Mogherini thirrje Kosovës: Hiqeni që të krijohen kushtet për një TAKIM mes Thaçit dhe Vuçiç

"MARRËVESHJE E VËSHTIRË ME KOSOVËN"/ Vuçiç: Do të jetë më keq se ferri Rajon
18 Shkurt, 2019

"MARRËVESHJE E VËSHTIRË ME KOSOVËN"/ Vuçiç: Do të jetë më keq se ferri

DIALOGU ME SERBINË/ Haradinaj këmbëngul: Sa të jem unë kryeministër, taksa nuk hiqet Rajon
18 Shkurt, 2019

DIALOGU ME SERBINË/ Haradinaj këmbëngul: Sa të jem unë kryeministër, taksa nuk hiqet

ILIR YZEIRI/ Burracakë! Blog

ILIR YZEIRI/ Burracakë!

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë Blog

FLOGERT MUÇA/ Faktet që tregojnë se Lulzim Basha është i vetmi që duhet të ikë

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata! Blog

LEDI SHAMKU/ Liu i Cakut dhe demostrata!

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ Blog

ARDIT RADA/ Mandatet nuk digjen me “grup pune”, thjesht jepet dorëheqja në KQZ

ALTIN KETRO/ Edi Rama, si alibi e opozitës që nxjerr në pah pafuqinë e saj Blog

ALTIN KETRO/ Edi Rama, si alibi e opozitës që nxjerr në pah pafuqinë e saj

Na ndiqni në Facebook
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Shko ne Fillim
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT