• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SERBI/ Ministria e Drejtsisë do t’i kërkojë Malit të Zi ekstradimin e të dyshuarit për krime lufte në Kosovë
Home
Rajon

SERBI/ Ministria e Drejtsisë do t’i kërkojë Malit të Zi ekstradimin e të dyshuarit për krime lufte në Kosovë

25 July, 2018 Sadik.Autor Rajon

Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka thënë për BIRN se do t’i kërkojë Malit të Zi fqinj të ekstradonte Predrag Vukovicin, një veteran i Ushtrisë Jugosllave i akuzuar për përfshirje në masakrën ndaj 46 civilëve shqiptarë etnikë në Kosovë në vitin 1999.

Në arrati që nga viti 2014, Vukovic, i njohur ndryshe si Madzo, u arrestua në qytetin port të Barit në Mal të Zi më 20 korrik për peshkim të paligjshëm. Ai dha emër të rremë, por kontrollet e sigurisë përcaktuan identitetin e tij të vërtetë.

“Ministria e Drejtësisë do të paraqesë një kërkesë për ekstradim brenda afateve të përcaktuara nga Marrëveshja e Ekstradimit midis Serbisë dhe Malit të Zi”- tha ministria për BIRN.

Marrëveshja thotë se një person i kërkuar mund të lirohet nga paraburgimi nëse kërkesa për ekstradim nuk paraqitet brenda 18 ditëve nga arrestimi.

Vukovic  akuzohet për përfshirje në një sulm në fshatin Lubeniq në Kosovën perëndimore më 1 prill 1999, pak ditë pas fillimit të fushatës 11 javore bombarduese nga NATO-ja për t’i dhënë fund një ofensive ushtarake nga forcat e drejtuara nga ish-presidenti Sllobodan Milloshevic.

Dyzetë e gjashtë persona vdiqën gjatë sulmit dhe u plagosën 11 të tjerë. Trupat e 34 prej viktimave nga Lubeniqi u gjetën më vonë në një varr masiv në Batajnica, pranë kryeqytetit serb, Beograd. Katër viktima janë ende të listuar si të zhdukur.

Në vitin 2014 zyra e krimeve të luftës e Serbisë paditi tre veteranë të Ushtrisë Jugosllave,  Vladan Krstoviq, Lazar Pavlovic dhe Milan Ivanovic për masakrën dhe nxori urdhër arrestime kundër Vukovicit dhe Nenad Lekiqit.

Rasti i Lubenicit është në proces para Gjykatës së Lartë të Beogradit dhe është një nga rastet më të mëdha dhe më të gjata të krimeve të luftës në lidhje me Kosovën që po procedohet nga autoritetet serbe.

Në total, 11 ish-anëtarë të njësisë së 177-të të Ushtrisë Jugosllave dyshohet se kanë kryer krime lufte në fshatrat e Qyshk, Pavlan, Zahaq dhe Lubeniq në pranverën e vitit 1999.

Grupi u dënua fillimisht në vitin 2014 me një total prej 106 vitesh burg për vrasjen e të paktën 118 civilëve shqiptarë të Kosovës.

Gjykata e apelit e ktheu vendimin në vitin 2015 dhe e dërgoi çështjen për rigjykim.

Një dokumentar i BIRN, “Të Paidentifikuarit”, zbuloi shkallën e krimeve të kryera në katër fshatrat e Kosovës në vitin 1999, duke zbuluar gjithashtu strukturën komanduese të njësive të policisë dhe ushtrisë të përfshira në krime.

Human Rights Watch fillimisht dokumentoi krimet në vitin 1999 dhe identifikoi disa nga autorët e drejtpërdrejtë që u akuzuan në Serbi në vitin 2011.

Vukovic kërkohet gjithashtu për vepra të tjera kriminale, përfshirë grabitje dhe posedim droge.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Emery i kënaqur me merkaton, por planifikon edhe një përforcim tek Arsenali
Previous article Mourinho: Fred ka shumë cilësi, por nuk është zëvendësues për Carrick

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ Numërohen mbi 92% e votave, kryeson LVV. Si ndahen ulëset në Kuvend

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it Rajon

PËRMISIM I SITUATËS SË SIGURISË NË KOSOVË/ NATO paralajmëron ulje të pranisë së KFOR-it

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri Rajon

KOSOVË/ Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë serbëve për barrikadat në veri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT