• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Senati Amerikan miraton marrëveshjen për ekstradim mes Kosovës dhe SHBA-së
Home
Rajon

Senati Amerikan miraton marrëveshjen për ekstradim mes Kosovës dhe SHBA-së

30 July, 2018 Sadik.Autor Rajon

Më 26 korrik, Senati Amerikan ka miratuar marrëveshjen për ekstradim me Republikën e Kosovës, e cila ishte nënshkruar nga presidentja Atifete Jahjaga, më 29 mars të vitit 2016, dhe nga ambasadori Greg Delawie

Sipas Gazetës Express kjo marrëveshje shfuqizon marrëveshjen e mëhershme të nënshkruar nga SHBA-ja dhe qeveria e Mbretërisë së Serbisë, në vitin 1901. Deri sot, janë së paku tre persona të cilët janë kërkuar nga autoritetet amerikane për ekstradim.

Njëri prej tyre është edhe Bajram Asllani, i kërkuar nga FBI-ja, për veprën penale “ofrim të përkrahjes materiale për terroristët”.

Presidentja Atifete Jahjaga, pas nënshkrimit me ambasadorin Greg Delawie, kishte thënë se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje thellon marrëdhëniet me SHBA-në por edhe “nënvizon përcaktimin e Kosovës për sundim të rendit dhe ligjit në Kosovë dhe për bashkëpunim të parezervë me partnerët”.

“Deri më tani, përkundër bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet amerikane në fushën e sigurisë, mungesa e kësaj marrëveshjeje të ekstradimit ka qenë pengesë ligjore për përmbyllje të suksesshme të rasteve”, thuhej në njoftimin e Presidencës në mars të vitit 2016.

“Me këtë marrëveshje të nënshkruar sot, Kosova dhe SHBA-ja, dy shtetet garantojnë që kriminelët që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë e qytetarëve të vendeve tona do të ndiqen dhe do të vihen para drejtësisë”, kishte thënë Jahjaga në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbardhet dokumenti diplomatik në OKB: Kur Mjeda, Fishta dhe Gurakuqi ankoheshin për...
Previous article PROJEKTLIGJI PËR TEATRIN: Paloka: Rama kryeskllavopronari i shqiptarëve, çështja...

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin Rajon

NUK JUSTIFIKOI 172 MILIONË EURO/ 2 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë për Shpend Ahmetin

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete Rajon

KAOS NGA MOTI I KEQ NË BALLKAN/ Mijëra dëme në bujqësi, infrastrukturë dhe automjete

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen Rajon

E RËNDË NË KOSOVË/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT