Pas mesante semaforët në kryeqytet nuk funksionojnë normalisht por pulsojnë vetëm ngjyrë portokalli që të paralajmërojën drejtuesin e mjetit të bëjnë kujdes.
Për mediat ka folur komandati i policisë rrugore në Tiranë, N/Komisari Arben Bakalli, i cili ka treguar se kjo është një mundësi e shtuar për të rritur numrin e aksidenteve.
Sipas tij është e vërtetë që numri më i lartë i aksidenteve ndodh ditën për numrin e lartë të automjeteve që qarkullojnë, megjithatë aksidentet që ndodhin natën kanë më shumë dëme tek njerëzit.
“Aksidentet rrugore janë më të shumta ditën për shkak të lëvizjes së madhe dhe dinamikës që ka në pjesën e parë të ditës nga ana e drejtuesve të mjeteve por aksidentet natën janë më të dëmshme në njerëz.”- tha Bakalli.


