• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SELAM SALI”/ Spiropali: As Berisha s’është tradhtar, por do më shumë partinë se atdheun, Nokën para flamurit
Home
Politikë

“SELAM SALI”/ Spiropali: As Berisha s’është tradhtar, por do më shumë partinë se atdheun, Nokën para flamurit

12 October, 2023 s.autor Politikë

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali nga foltorja e Kuvendit deklaroi se qeveria ka ngritur gjithmonë çështjen e Kosovës

Ajo tha se në sallën e Kuvendit është konsumuar shumë retorikë, herë shterpë, e herë pa fjalë dhe shije. Spiropali tha askush në sallën e Kuvendit nuk është tradhtar, madje tha se; ‘As Berisha nuk është’, duke shtuar se ish-kryeministri do më shumë partinë se sa atdheun.

“Pak ditë më parë, një mendje e mbrapsht, një psikikë e sëmurë llahtarisi opinionin publik. Dikush kishte balsamosur një shqiponjë. Simboli shqiptar ishte lënë të thahej në diell, me shpresë për t’u treguar nesër si tërheqje turistike ku shitje mish me tym duhani. Kështu do të desh armiku të ishim, do të thoshin dikur Rilindasit tanë. Kështu do të na desh armiku, të mbërthyer në tela. Mbase do të thoshte secili, nga ata etër të kombit që flisnin për bashkim apo errësirë, edhe kur nxitonim që t’i kthenim fytyrën territ. Ne shpesh iu kemi dhënë shërbesë edhe armiqve. Tashmë po vjen një ditë, fiks disa që ka ardhur sot. Selam Sali se dhe për ty e kam. Kurrë ndonjëherë tjetër nuk ka qenë më e madhe, shqiptaria e dy anëve të Drinit. Si kurrë më parë, vërtetë me një mijë siklete, Shqiptaria është me duart të zgjidhura sot. Sot Shqipëria ulet me dinjitet, aty ku më parë do të ishte e pamendueshme të afroheshim. Java e fundit e shtatorit ishte agresion që frymëzohej nga fashizmi i ethshëm i Millosheviçit. Një polic i Republikës, u vra. Brenda pak orësh policia e Kosovës dha përgjigjen e duhur. Kusuri u largua matanë kufirit. Duke dënuar me forcë agresionin që në ditën e parë, dhe jo siç thonë ça që marrin peng banaqet e mediave. Të ngrihemi mbi retorikën që shihet nga data e zgjedhjeve. Në këtë sallë është konsumuar shumë retorikë, herë shterpë, e herë pa fjalë dhe shije. Këtu është derdhur më shumë helm se sa ka ujë Drini në pranverë. Nuk besoj se në botën e sotme ka heronj të gjallë, pasi të gjallët kanë kohë të gabojnë. Nuk besoj se në vend ka tradhtar. Për mua, Saliu që është delenxhiu më i madh, s’është tradhtar, por ka dashur më shumë pushtetin e tij. Ai zgjidhet partinë para atdheun dhe Nokën para Flamurit, meqë e pash këtu.”, tha Spiropali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË TË DASHURUAR SE KURRË/ Jori Delli puthje pasiononte me të dashurin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Previous article EMRI/ Vodhi mbi 8 mijë euro dhe flori në një banesë, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë

s.autor

Postime të ngjashme

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge... Politikë

ADMINISTRATIVJA ZHBLLOKOI PAGAT E GJYQTARËVE/ Ironizon Rama: Të ishin kaq të shpejtë me hallet e qytetarëve ata do ia falnin një gjysmë rroge...

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin Breaking News

NGA DEPUTETE NË KRYE TË SHËNDETËSISË/ Klodiana Spahiu merr detyrën dhe vendos prioritetet: Të rikthejmë besimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT