Sekuestrohet rreth 1 ton kanabis në Velipojë, disa persona të arrestuar. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vilu të Velipojës.
Kjo zonë e Vilunit është pika ku transportohej droga me skafe për në Itali.
Kanabisi i kapur po peshohet në komisariatin e Shkodrës. Ne operacionin e FNSH-së ka marr pjesë edhe policia e Shkodrës. Sasia e kanabisit u kap gjatë kohës që po ngarkohej në gomone.
Policia po heton edhe për persona të tjerë që mund të jenë të implikuar.
Prit një konferencë për shtyp nga drejtori i policisë Shkodër. /AlpeNews.al/
vijon…


