• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHET MBI 1 KG KOKAINË NË PORTIN E DURRËSIT/ Pranga 4 personave! Në momentin e arrestimit goditën makinën e policisë dhe nxorrën…
Home
Aktualitet
Kronikë

SEKUESTROHET MBI 1 KG KOKAINË NË PORTIN E DURRËSIT/ Pranga 4 personave! Në momentin e arrestimit goditën makinën e policisë dhe nxorrën…

21 July, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Sekuestrohet 1 kg e 63 gr kokainë në Durrës! Report Tv ka mësuar se në kuadër të operacionit të koduar “Nënkalimi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Arian Plaku, Edmond Gjyzeli, Ilir Peraj dhe Stavri Marku.

“Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënkalimi”.Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal për vrasje, mbajtje të ambienteve për prostitucion dhe prodhim dhe shitje të narkotikëve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.

Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim”, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. P., 46 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

E. Gj., 37 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për implikimin e këtyre shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në Durrës.

Fillimisht, shërbimet e Policisë, rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Nënkalimi i Urës së Dajlanit”, kanë ndaluar mjetin tip “BMË”, me drejtues shtetasin E. Gj. dhe pasagjer shtetasin A. P. Gjatë kontrollit në mjet, në pjesën e poshtme të sediljes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Gj. iu gjet në brez një armë zjarri pistoletë me 14 fishkë. Ky shtetas, gjatë ndalimit të mjetit nga forcat e Policisë, ka goditur automjetin e agjentëve të Forcës së Posaçme Operacionale me automjetin e tij dhe gjatë arrestimit, ka tentuar të nxjerrë nga brezi armën e zjarrit.

Gjithashtu, në vijim të operacionit dhe mbajtjes nën vëzhgim nga agjentët e Forcës Operacionale në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit: I. P., 52 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion” dhe S. M., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi janë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 kg e 63 gr. lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 1 armë zjarri pistoletë me 14 fishekë, 4 aparate celular dhe 2 automjete.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, njofton Policia.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALA E KATËRT NË EUROPË/ Si po përballen shtetet? Dhjetëra viktima në Itali, në Francë rriten...
Previous article PUBLIKON PAMJET NGA MAKETI I PORTIT TË DURRËSIT/ Rama uron një ditë të mbarë: Do të jetë më i bukuri në Mesdhe

s.autor

Postime të ngjashme

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim Aktualitet

TENTUAN TË VRISNIN DY PERSONA NË BERAT/ Arrestohet 36-vjeçari, vëllai i tij ende në kërkim

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin Aktualitet

DOSJA HETIMORE E SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin Aktualitet

SIGURUAN KUSHTE PËR TË VRARË ERVIS MARTINAJN DHE ERIGERS MIHASIN/ SPAK jep pretencën për Leonard Dukën dhe Drianto Bardhin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT