Policia greke ka sekuestruar një ngarkesë me 375 kilogramë lëndë narkotike hashash, në Zagor të Janinës.
Për rrjedhojë kanë rënë në pranga dy persona, një shtetas grek dhe një emigrant shqiptar, ndaj të cilëve është ngritur kallëzim penal për trafikim të lëndëve narkotike.
Mediet lokale raportojnë se një furgon që vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar dhe në të janë gjetur dhe sekuestruar 85 pako që përmbanin 374 kg 850 gramë lëndë narkotike.
Raportohet se mjeti rezulton i vjedhur në Athinë në korrik të vitit 2020, ndërsa gjatë kontrolleve në zonë, në vendin e quajtur Anthrakiti.
Policia helene ka sekuestruar gjithashtu edhe pesë aparate celularë, një shumë parash dhe automjetet e mësipërme ndërsa të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Janinës.


