• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEKUESTROHEN PASURITË E TË AFËRMEVE TË GËZI ÇELËS/ 1 dyqan e 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë € të ish-gruas, llogari bankare e 12 makina
Home
Breaking News

SEKUESTROHEN PASURITË E TË AFËRMEVE TË GËZI ÇELËS/ 1 dyqan e 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë € të ish-gruas, llogari bankare e 12 makina

1 April, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

SPAK ka sekuestruar pasuritë e familjarëve të baronit të drogës, Gëzim Çelës. Në sekuestro janë vënë pasuritë e ish-gruas së Çelës, Miranda Thardorit, si edhe pasuritë e të vëllait Naim Çelës, dhe të një ortaku, të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës. Në sekuestro janë vënë apartamente, 12 makina, llogari bankare e një shoqëri tregtare.

Ish-bashkëshortes së Çelës, i janë vënë në sekuestro 1 dyqan dhe 2 apartamente me vlerë mbi 400 mijë euro. Dyqani i sekuestruar në Tiranë, ka vlerën 321 120 Euro, ndërsa po ashtu dy apartamentet ndodhen në kryeqytet, konkretisht me vlerat 40 000 Euro dhe 42 200 Euro.
Ndërkohë, Naim Çelës, i vëllai i ‘baronit të drogës’, i janë sekuestruar 2 automjete, një BMW dhe furgon i markës Mercedes Benz. Po ashtu në sekuestro i janë vënë edhe dy llogari bankare me vlerë, 4.7 mln lekë e 57 mijë euro.Ndërkohë, ortakut të Gëzim Çelës i është sekuestruar një shoqëri tregtare me të gjitha asestet, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe 10 automjete. Bëhet fjalë për shtetasin G.GJ, i cili është pjesë e grupit të Çelës, si edhe i afërm i Arlind Ismailukaj, ish punonjës policie.
Këto pasuri dyshohet se janë vënë nga aktiviteti kriminal i grupit të Gëzim Çelës dhe për këtë arsye janë sekuestruar, pasi dyshohet se ‘baroni i drogës’ i ka fshehur në emër të familjarëve dhe të afërmve të tij.
Kush është baroni i drogës, Gëzim Çela?
Ish-oficeri i Forcave Speciale, Gëzim Çela, i njohur ndryshe “Baroni i Drogës”, në masa të rrepta sigurie u ekstradua më 7 mars nga Kosova në drejtim të Tiranës, pas arrestimit në fillim të dhjetorit në fshatin Dardani të Ferizajt. 55-vjeçari, i konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë, ishte shpallur në kërkim nga SPAK në operacionin “Flakë në Det” në 9 tetor 2023, pas disa muajsh hetime ku më 15 gusht u godit një grup kriminal që tentoi të shkëmbej lëndë narkotike në mes të detit.
Nga sekuestrimi i aparateve celularë në të njëjtin operacion, SPAK dhe Policia e Shtetit provoi përfshirjen e Gëzim Çelës dhe ish-shefit të Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u arrestua në atë kohë, i cili ishte në mbështetje të aktivitetit kriminal. Në det të hapur policia gjeti 23 kg kanabis. Gëzim Çela ka qenë bosi i trafikut të heroinës që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, Kosovës dhe me destinacion BE-në. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë në 2015-ën, por asnjëherë nuk ishte kapur.
Pasuritë e sekuestruara
1. Pasurisë së llojit “Njësi Tregëtare”, me sipërfaqe 237 m2, në pronësi të shtetases Miranda Thardori, e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 321 120 Euro (sipas kontratës së porosisë së datës 18.02.2008);
2. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe 74 m2, në pronësi të shtetases Miranda Thardori , e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 42 200 Euro;
3. Pasurisë së llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 77, 2 m2 në pronësi të shtetases Miranda Thardori, e ndodhur në Tiranë, me çmim shitje 40 000 Euro;
4. Automjetit BMW X3 3.0D, në pronësi të shtetasit Naim Çela.;
5. Automjetit furgon i markës Mercedes Benz, Tipi 639, Modeli Vito 109 CDI, në pronësi të subjektit Naim Çela.;
6. Shuma monetare në total prej 4 576 585 Lekë, në llogaritë bankare të shtetasit Naim Çela;
7. Shuma monetare në total prej 57 219 Euro, përkatësisht në llogarinë bankare të shtetasit Naim Çela. dhe e sekuestruar CASH shtetasit Gëzim Çela;
8. Subjektin “X…….” sh.p.k., me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin G.Gj, të gjitha asetet e tij, si pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, llogari bankare etj, duke përfshirë dhe pasuritë e luajtshme, automjetet si më poshtë vijon:
· Volkswagen Golf, prodhim i vitit 2015;
· B.M.W., prodhim i vitit 2011;
· Volkswagen, prodhim i vitit 2006;
· Audi, prodhim i vitit 2007;
· B.M.W., prodhim i vitit 2004;
· Fiat “Doblo”, prodhim i vitit 2014;
·Mercedez Benz, prodhim i vitit 2010;
·Daimler Chrysler, prodhim i vitit 2007;
·Volkswagen Golf, prodhim vitit 2009;
· Volkswagen Golf Tdi, prodhim i vitit 2016

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E REJA/ Aurelio u vra për një fjalë goje? Në makinën e tij edhe një vajzë, si nisi sherri
Previous article SHERRI MES TË RINJVE KU U VRA NJË 18-VJEÇAR/ Policia ndalon pesë persona, dyshohet se…

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT